• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreshnik Spahiu: Kujt i takon ligjërisht mandati i Manastirliut, Xhemal Qefalisë apo Gjylametit?

by Os De
08/10/2025 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja e Ogerta Manastirliut nga mandati i deputetes, pasi ka vendosur që të garojë për Bashkinë e Tiranës, ka hapur një debat juridik dhe politik mbi mënyrën se si do të plotësohet “karrigia” e mbetur vakante në Kuvendin e Shqipërisë. 

Sipas Kreshnik Spahiut, ky rast përbën një provë konkrete lidhur me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe të rendit kushtetues në procesin zgjedhor shqiptar. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se në anë juridike mandati i lënë bosh nga Manastirliu duhet t’i kalojë Xhema Qefalisë, i cili në zgjedhjet e 11 majit mori mbi 9 mijë vota, më shumë se kandidatja tjetër Blerina Gjylameti e cila është përfolur se do të jetë deputetja e ardhshme e Kuvendit. Kjo, për shkak të respektimit të kuotës ligjore. 

Por, sipas Spahiut, kuota ligjore, nuk ndikon në këtë rast, pasi përfaqësimi minimial i grave në listën e hapur tashmë është i përmbushur. 

Reagimi i plotë i Kreshnik Spahiut: 

Kujt i takon ligjërisht mandati bosh i Manastirliut: Xhemal Qefalisë apo Gjylametit? 

Dorëheqja e deputetes Ogerta Manastirliu, e cila vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës, nuk është vetëm një zhvillim politik, por edhe një test i qartë i parimit të rendit ligjor në sistemin zgjedhor shqiptar. Çështja pritet të jetë një betejë në Gjykatën Kushtetuese: Kush e merr mandatin e lënë bosh në Kuvend? 

Sipas Neneve 152 dhe 153 të Kodit Zgjedhor (Ligji Nr. 10019, datë 29.12.2008, i ndryshuar): 

  • Neni 152, pika 3: “Në rast dorëheqjeje, vdekjeje ose paaftësie për të ushtruar detyrën,vakanca e një deputeti plotësohet automatikisht nga kandidati i radhës në listën e partisë, siç rezulton nga vendimi për shpalljen e mandateve.” 
  • Neni 153, pika 1: “Renditja e kandidatëve në listat e partisë pasqyron votën e qytetarëve dhe nuk mund të ndryshohet nga partia pas shpalljes së rezultatit.”

Ky kuadër ligjor është i qartë: mandati nuk mund të mbetet bosh, nuk mund të cenohet nga preferenca e brendshme e partisë dhe duhet të plotësohet sipas renditjes së listës që ka votuar populli. 

Një precedent i njohur është rasti i deputetit Arjan Ndoja i cili fitoi të drejtën e marrjes mandatit për shkak të renditjes dhe nuk u pengua nga kuotimi gjinorë. 

Megjithë ankesat dhe prerendimet e kandidates Andia Ulliri për kapërcim renditje dhe prioritet gjinor të femrave, KQZ dhe Kolegji vendosën të mos ja pranojnë sepse PD kishte plotësuar % e nevojshme për përfaqsimin e grave. 

Një nga interpretimet e mundshme që mund të ngrihet është: a ndikon kuota gjinore për të përcaktuar se kush merr mandatin e lënë bosh? Në këtë rast, PS ka 19 mandate në total, por 7 janë të listës së hapur, ku janë zgjedhur dy deputete gra: Denaj dhe Xhacka. 

Nëse kuota llogaritet vetëm për listën e hapur, numri minimal i grave që duhet të përfaqësohen është mbi kuotën minimale. 

Rrumbullakuar poshtë, rezulton 2 gra, pra kriteri gjinor është tashmë i plotësuar me Denaj dhe Xhacka. Kjo do të thotë që mandati i lënë bosh nuk pengohet nga kuota gjinore dhe i takon automatikisht kandidatit të radhës, Xhemal Qefalia. 

Ky trajtim është i ngjashëm me vendimin e KQZ për PD dhe Andia Ullirin, ku kërkesa për të ndryshuar kandidatin për shkak të kuotës gjinore u refuzua dhe mandati iu dha kandidatit të radhës sipas listës. 

Analizë matematikore e kuotës dhe renditjes 

  • Lista e hapur PS: 7 mandate
  • Numri i grave të zgjedhura: 2 (Denaj, Xhacka)
  • Numri minimal i grave sipas kuotës 1/3: 7 ÷ 3 ≈ 2.333 → rrumbullakuar poshtë = 2
  • Përfundimi: kuota gjinore është tashmë e plotësuar, prandaj vakanca nuk ndryshon renditjen. Gjithashtu në listën e mbyllur të PD afro gjysma e deputeteve janë gra.

Pra, çdo tentativë për t’i dhënë mandatin një kandidati tjetër, si Blerina Gjylameti, do të ishte në kundërshtim të hapur me ligjin dhe precedentët. 

Dorëheqja e Manastirliut dhe plotësimi automatik i mandateve sipas listës janë më shumë se një detyrim formal. Ato: 

  • Ruajnë integritetin e votës së qytetarëve.
  • Sigurojnë rendin ligjor dhe stabilitetin politik.
  • Parandalojnë manovrat e brendshme që mund të cënojnë besimin në institucionet demokratike.

Ligji është i prerë: vakanca e lënë nga Ogerta Manastirliu plotësohet nga kandidati i radhës në listën e PS, Xhemal Qefalia. Precedentët (Arjan Ndoja, Andia Ulliri) dhe llogaritjet e kuotës gjinore janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretime të tjera. 

Gjithsesi ka ligj por ka dhe “Maliq” 

Deri më sot shkopi i “Maliqit” ka treguar se bën çudira në listën e deputetve por a do mbaj KQZ dhe Kolegji Zgjedhor dy standarte të ndryshme për të njëjtat praktika? 

Next Post
Franca në kaos politik/ A do ta shmangë Macron dorëheqjen me një qeveri të re socialiste?

Franca në kaos politik/ A do ta shmangë Macron dorëheqjen me një qeveri të re socialiste?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In