• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë

by S T
04/01/2025 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo 1 Janar kam udhëtuar me makinë nga Tirana në Durrës për 34 vjet.

Ishte e çuditshme por disa vite isha i vetëm me makinë që lëvizja atë ditë dhe nuk këmbehesha me asnjë auto veturë tjetër (zero).

Kjo më ka ndodhur disa vite radhazi pas përmbysjes komunizmit.

Në vitin 1991 kisha blerë një nga makinat e para në kryeqytet dhe gjithmonë në 1 Janar udhëtoja nga Tirana në Durrës. Më pëlqente nata e ndërrimit të viteve pranë familjes në Tiranë por në mëngjes e vitit të ri arratisesha buzë detit.

Dikur viti i ri ishte ndryshe dhe Shqipëria ishte shumë e varfër: – Borë s’kishte por xhamat zbukuroheshin me pambuk të ngjitur me vinovil nëpër xhama.

– Parking nuk kishte por ne siguronim makinën duke kyçur timonin me hekura dhe dryn.

– Fishekzjarre nuk kishte por të gjithë hidhnin shishe birre dhe vere nga dritaret nga gëzimi duke i thyer në rrugë.

– Pastruese s’kishte dhe të nesërmen nuk shpëtoje pa çarë gomat e makinës.

– Celular nuk kishim por si kujtim kemi më shumë foto të printuara sesa sot që na humbin nëpër telefona.

– Kondicioner ende nuk kishim por të gjithë ende kishim në shtëpi sobat e drurit.

– Në Tiranë festonim pak më gjatë sepse në qytet dhe fshatra kishte 2 orë drita.

– Makina nuk kishin 99% e popullsisë por treni funksiononte ende por pa xhama se populli jone i ka fiksim thyerjen me gurë të xhamave.

– Frigorifer nuk kishin të gjithë por ushqimet i ruanin duke i ftohur natën me tenxhere në dritare.

– Karkaleca dhe peshk nuk perdornin por gjelat e detit ishin organike dhe nuk i sillnin nga Greqia me ilaçe

– Big Brother nuk kishte në TV por çdo lagje ku jetonim ishte një mega Big-Brother kur komshinjtë bënin apelin dhe inventarin e ushqimeve.

– Digitalb dhe Tring nuk kishte por me antena në tarracë apo me Saç në Ballkon shikonim kanale të huaja.

– Pa bukë mund të rrinim 364 dite ama vitin e ri e festonim dhe e gëzonim.

Nejse mu kujtua rrugëtimi im Tirane-Durrës çdo 1 Janar ku nuk gjeje asnjë makine në rrugë dhe më kapte një ndjesi paniku se mos dilnin “maskat” të cilat çuditërisht i kemi harruar.

Mu kujtua këtë 1 Janar kur udhëtoja drejt bregdetit dhe lexova që Shqipëria kapi shifrën e 1 milion makinave, që nëse heqim 20% popullsisë nën 18 vjeç i bie që çdo familje shqiptare ka 1 ose 2 makina duke thyer rekord europian.

Ky rekord vjen pas një çudie tjetër shqiptare.

Si në asnjë vend tjetër europian 94% e shqiptarëve jetojnë në banesat pronë e tyre (jo me qira). 50% e familjeve në Europë jetojnë me qira dhe s’kanë shtëpitë e tyre.

Padyshim Shqipëria mbetet ende një shtet i varfër dhe ekonomi të dobët por kur udhëtojmë 3 dekada pas, kuptojmë sa shumë kemi ndryshuar.

Dikur kishte zero makina, zero apartamente private. Kjo jo shumë larg por në vitin 1991. Sot jemi të parët ne Europë për makina dhe shtëpi private.

Ah më falni se harrova një rekord tjetër.

Jemi kampion të mijëra e mijëra makinave luksoze që nuk i shikon me kaq shumicë as në shtet ku ato vetura prodhohen.

Çuditërisht, sot ankohen më shumë ata që dikur udhëtonin me gomar, ndërsa sot me Range Rover apo siç thuhet në dialektin e tyre: “Rengj”!

Next Post
Tik Tok/Von der Leyen: Diskutime për pezullimin e platformës në Bashkimin Evropian

Mbyllja e “TikTok” në Shqipëri, vijon jehona në mediat ndërkombëtare

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Gjith sa shkruan, ke shumë të drejtë.
    Por, do të shtojsha, se atehere kur s’kishim drita, por kishim Lata vajguri e Tollona ushqimesh, në gjithë Tiranpn e Shqipërinë, kishim vetëm një pederast femër, Torre Bytha, e njihte i madh e i vogël, ndersa sot, janë bërë aq shumë torre bythë, sa konkurojnë me kurvat 200 lekëshe prapa muzeut, ku policia i shikon dhe nuk u thotë gjë.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In