• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krerët e UÇK në burg/ Rama pyetje perëndimorëve për Hagën: A fshihet pas kësaj gjykate dora e Putinit?

by
20/06/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një sërë pyetjesh për liderët perëndimorë për çështjen e burgosjes së drejtuesve të UÇK-së. Rama mori pjesë në prezantimin  e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”.

Kreu i qeverisë ngriti dyshimet nëse fshihet dora e Rusisë pas gjykatës së Hagës. “A është ajo gjykatë pa asnjë dorë të Putinit dhe Moskës?”, pyeti Rama.

Kryeministri tha se Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës pa asnjë akuzë. Rama u kërkoi liderëve perëndimorë të reflektojnë, duke hedhur poshtë pretendimet për trafikim organesh nga krerët e UÇK-së gjatë luftës.

Akuzat e Dick Marty, Rama u ka quajtur edhe njëherë përralla, ndërsa thotë se trafiku i organeve është përdorur nga rusët edhe në raste të tjera.

“Më shumë se një herë që Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme. Më shumë se njëherë ai ka lënë të kuptohet që atë që keni bërë ta provoni tani që po e bëjmë ne. Tek fabrika e gënjeshtrave, më e madhe është ajo për UCK-në. Është një gënjeshtër që është projektuar me një strategji, nuk ka filluar me gjykatë. Ka pasur qartësisht qëllimin që diskreditimin e UCK ta çojë deri në pikën e pabesueshme të ngritjes së një gjykate speciale me duart e vet Kosovë, me nxitjen, detyrimin, e aleatëve dhe me rezultat të diçkaje të pa ndodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë pa akuzë.

Imagjinoni sikur cilitdo nga vendet që e kanë mbështetur Tribunalin tu kapej presidenti i tyre pa akuza. Dhe surpriza më e madhe që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë që nga  miqtë tanë amerikanë dhe të gjithë perëndimorët q janë bashkëautorët e çlirimit është shtëpia e verdhë dhe tribunali. U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi dhe Veseli ua hiqnin nga trupi i serbëve dhe i shisni në pazaret e peshkut. Tani ka një pyetje që për sa na takon ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve që nga Joe Biden te Johnoson , te Scholz e të gjithë: Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e KE me gjithë akuzat që kishin kanë nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë, as me shtëpinë e verdhë, as me organe. Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty me faktin që edhe sot kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve? Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera”, tha Rama.

/e.d

Next Post
Lista e shqiptarëve të vrarë në Ukrainë, Rama-Ambasadës Ruse: S’ka asnjë bazë

Lista e shqiptarëve të vrarë në Ukrainë, Rama-Ambasadës Ruse: S'ka asnjë bazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In