• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kreditimi/ Ekspertët: Ngërçi, shkak kërkesa e pakët e biznesit!

by Java News
30/11/2018 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ekonomia është rritur me mbi 4% këtë vit, tregu financiar nuk ka shfaqur të njëjtin entuziazëm. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia për ekonominë ka rënë me 160 milionë euro në terma vjetorë, duke dëshmuar se ekonomia ka një ngërç.

Spiro Brumbulli shpjegon: “I pari ngërç që krijohet është ai i tregut të pasurive të paluajtshme. Bankat kanë dhënë kredi, kanë marrë pasuri si kolateral, por nuk kanë ku ta çojnë”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht bankat në Shqipëri kanë mbi 350 milionë euro prona të sekuestruara nga kreditë e pakthyera. Në pamundësi për t’i shitur këto pasuri dhe për të marrë mbrapsht paratë, bankat hezitojnë të japin kredi të reja.

Por, ky nuk është shkaku i vetëm që e mban kredinë në ngërç: “Jemi me të njëjtin numër biznesesh si para krizës. Këto biznese shumica janë problematike, me bankat që kanë kredi të pashlyera ose vonesa dhe bankat nuk mund tu japin hua të tjera”.

Ky është një ekuilibër problematik për ekonominë. Kredia është burimi kryesor që financon investimet e reja në ekonomi. Nëse biznesi nuk rifillon të marrë hua, atëherë investimet mund të bien: “Bankat këtu janë gati të mbështesin çdo projekt pozitiv, por duhet të jetë bindja që çdo para’ e dhënë do të kthehet mbapsht”.

Deri më tani, efektet negative nga rënia e kredisë janë amortizuar pjesërisht nga investimet e huaja si gazsjellësi Tap apo kaskada e Devollit. Por, këto projekte tashmë po shkojnë drejt fundit dhe pasojat e ngërçit të kredisë në rritjen ekonomike mund të bëhen më të dukshme.

ma.me

Next Post
2015-2017/Eurostat: Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në BE po bie

Azili, ndalimet që në kufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

September 21, 2026
Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

September 21, 2026
Thaçi nuk është Mladić

Thaçi nuk është Mladić

September 21, 2026
Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

September 21, 2026
“Drejtësi për Egli Progën”, motra e tij fton qytetarët në marshim: Stop kriminelëve!

Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim

September 21, 2026
Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

September 21, 2026
VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com