• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreditë e buta për strehim, publikohet formulari si të aplikoni

by Java News
14/05/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë kryeqytetasit e pastrehë, që kanë dorëzuar dokumentet për të përfituar kredi të butë nga Bashkia e Tiranës, duhet të riaplikojnë me formularin e ri, nëse duan që ai të pranohet në shqyrtim. Në fakt, nuk bëhet fjalë vetëm për ata qytetarë, dokumentet e të cilëve kanë tejkaluar vlefshmërinë ligjore të tre muajve të fundit, por edhe të tjerë që deri vonë kanë plotësuar formularin sipas programit të vjetër të strehimit.

Gazeta disponon formularin e ri të aplikimit, “Për subvencionimin e kredisë për apartament”, të cilin do të duhet ta plotësojnë të gjithë pa përjashtim. Afati për ta bërë këtë është më pak se një muaj, pasi në fillimin e muajit qershor, pas shqyrtimit të dosjeve, komisioni i strehimit do të dërgojë për miratim në Këshillin Bashkiak emrat e një mijë përfituesve. Banka lëvron deri në 80% të shumës totale të apartamentit në varësi të kërkesës që ka bërë përfituesi, i cili duhet të paguajë këstet mujore me interes 3%, ndërsa pjesën tjetër të interesave e mbulon bashkia.

95 milionë lekë është vlera e financimit që bashkia ka parashikuar për subvencionimin e interesave të kredisë për shtëpi për të paktën një mijë familje me të ardhura mesatare që, në kushtet e tregut të lirë, nuk e sigurojnë dot.

formulari pikezim

APLIKIMI

Ata që deri dje kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara pranë bashkisë apo njësive administrative, kanë aplikuar përmes programit të vjetër për të përfituar “Banesa me kosto të ulët”, dhe jo atë “për subvencionimin e interesave të kredisë”. Janë dy programe të ngjashme, por jo e njëjta gjë. Me caktimin e bankës që fitoi të drejtën e lëvrimit të fondeve me qëllim blerjen e apartamenteve, Bashkia ka hartuar edhe formatin e kërkesë- aplikimit, i vlefshëm për programin aktual të strehimit.

Kështu, të gjithë aplikuesit duhet të drejtohen pranë një- sive administrative dhe Bashkisë së Tiranës për të plotësuar formularin e ri. Aplikuesit e hershëm, që mund të kenë ndryshuar statusin civil, nivelin e pagës, duhet të interesohen pranë njësisë bashkiake për të plotësuar dosjen e rifreskuar.

ZGJEDHJA E FITUESVE

Janë katër komponentë: kushtet e strehimit, ato familjare, sociale dhe ekonomike që do të përcaktojnë fituesit bazuar në një sistem pikëzimi që përllogarit maksimalisht 100 pikë. Kështu, konditat ekonomike të një familjeje kanë peshën më të madhe, me 30 pikë, më pas janë kushtet familjare. Gjysmën e pikëve e marrin automatikisht çiftet e reja, ndërsa nuk janë lënë jashtë vëmendjes familjet një- prindërore, ato që kanë në përbërje një person me aftësi të kufizuar dhe ato me shumë fëmijë, që vlerësohen me nga 3-5 pikë.

Me nga 22 dhe 20 pikë vlerësohen përkatësisht kushtet sociale (persona me aftësi të kufizuara, jetimë, emigrantë, viktima të dhunës në familje, apo fëmijë të policëve të rënë në detyrë), si dhe kushtet e strehimit (bëhet fjalë për banesa në rrezik shembjeje, të mbipopulluara, të prekura nga fatkeqësitë).

Kështu, bazuar në tabelën përbri shkrimit, çdo aplikant mund të përllogarisë vetëm sasinë e pikëve në garë për të qenë përfitues nga ky program. Procesi i përzgjedhjes finalizohet me zbardhjen e procesverbalit me pikët për çdo aplikant, që i shkon Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale në bashki, e cila harton listën e fituesve, që i shkon këshillit. panorama

kriteret e pikezimit

Next Post
Kumbaro: Politika që rri në çadra, fshihet pas gishtit, punon kundër progresit, prodhon antikulturë

Kumbaro: Politika që rri në çadra, fshihet pas gishtit, punon kundër progresit, prodhon antikulturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In