• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreditë e buta për shtëpi, Bashkia e Tiranës do të hapë raund të dytë aplikimesh për të s’kualifikuarit

by A R
12/06/2025 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mundësi e dytë për të gjithë ata që aplikuan për kredi të butë për shtëpi pranë Bashkisë së Tiranës, por u s’kualifikuan për shkak të mangësive në dokumentacion.

Këtë e bëri me dije ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja një ditë më parë teksa lajmëroi miratimin e 1200 kredive të buta nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Miratohet kredia e butë për 1200 qytetarë të Tiranës. Familjet dhe qytetarët e shpallur fitues, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, do të përfitojnë mbështetje financiare nga MEKI gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë. Lajm i mirë: MEKI po planifikon fonde të reja për një raund të ri aplikimi, që do t’u japë një mundësi tjetër edhe atyre që nuk u përfshinë këtë herë për shkak të dokumentacionit.  Mbështetja vazhdon! Strehimi Social është një prioritet”, shkruan ministri përgjegjës ndër të tjera edhe për strehimin.

Për të përfituar kredi të butë për blerjen e një apartamenti në Tiranë aplikuan 2337 individë, nga të cilët u përzgjodhën gjysma e tyre si përfitues. Pjesa tjetër rezultojnë të pastrehë, ndonëse janë në marrëdhënie pune, pasi e kanë të pamundur të sigurojnë një apartament të tyrin në tregun e lirë të pronave. Sigurisht, nevoja për strehim në kryeqytetin, i cili mban thuajse gjysmën e popullsisë së gjithë vendit është shumë herë më e madhe se kaq. Për këtë arsye, ministria ka gati plane të tjera strehimi përveç kredive të buta si: bonuset e qirasë, banesa me kosto të ulët apo qendra strehimi për kategori të caktuara.

FONDET E STREHIMIT

Pak javë më parë, ministri i Ekonomisë ka folur për një rritje ose shumëfishim të fondeve në dispozicion të programit kombëtar, duke vënë në dukje se prioritet financimi nga buxheti i shtetit do të kenë bashkitë që kanë më pak mundësi financiare.

“Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 milionë euro programin, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, ta 10- fishojmë. Nga kredi me interesa zero, banesa sociale, kredi me interesa shumë të ulëta etj. Reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi por të ndihmojmë edhe të tjerat”, tha ministri Blendi Gonxhja. Problem i pazgjidhur mbetet vjelja e taksës 3% që ndërtuesit duhet të paguajnë si kontribut për strehimin social. Ministri Blendi Gonxhja tha se kjo taksë nuk do të ndryshojë edhe pse ndërtuesit prej vitesh kërkojnë shfuqizim të saj.

“Sa i takon taksës 3% për ndërtuesit ende nuk kemi një inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arkëtuar qoftë të metrave katrorë dhe të vlerave të përfituara nga 3% i strehimit social. Por nuk do të tërhiqemi nga kjo skemë 3%, vetëm nëse ka ndonjë vendim gjykate”, tha Gonxhja.

Deri në vitin 2030 qeveria synon që nga programet e strehimit të përfitojnë 50 mijë familje, ndërsa deri më tani numri i familjeve që kanë përfituar nga programet e strehimit arrin në 35 mijë. Për vitin 2025 për programin e “Strehimit social” kanë aplikuar 43 bashki për 55 projekte, ndërsa fituesit do të shpallen brenda pak ditësh. Janë 6 programe që financohen si, banesa sociale me qira, kredi me kosto të ulët, përmirësimi i banesave, zhvillimi i zonave për strehim, strehim i përkohshëm dhe programi për ata me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, për vitin 2025 Ministria Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për 530 kuota të reja për t’iu ardhur në ndihmë 530 familjeve apo të rinjve e të rejave të cilët punojnë me përkushtim në administratën publike.

KREDITE E BUTA

Bashkia e Tiranës miratoi këtë të hënë rreth 1200 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Ky vendim vjen si pjesë e një programi strehimi që synon të mbështesë qytetarët me të ardhura të ulëta ose të mesme. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë dhënë 3651 kredi të buta, ndërsa me miratimin e fundit ky numër rritet ndjeshëm.

Përfituesit përfshijnë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe individë që kanë nevojë për mbështetje për të siguruar një strehë të qëndrueshme. Përveç kredive të buta, bashkia ka shpërndarë 2057 bonuse strehimi dhe ka vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira për familjet që nuk kanë mundësi të tjera strehimi.

Masat e strehimit janë pjesë e një pakete më të gjerë sociale, e cila përfshin gjithashtu abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin e 50% të tarifës së konviktit për studentët që studiojnë larg shtëpisë.

Next Post
A do të zgjasë marrëveshja SHBA-Kinë? Çipa, metale të rralla dhe studentët: Çfarë mund të shkojë keq

A do të zgjasë marrëveshja SHBA-Kinë? Çipa, metale të rralla dhe studentët: Çfarë mund të shkojë keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In