• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kredi në lekë apo euro? Ja si ju leverdis më mirë

by A R
02/04/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të marrësh një kredi për shtëpi, tani është momenti më i mirë, pasi interesat kanë prekur fundin. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në muajin shkurt 2018, norma mesatare e huasë për blerje banesash për individë në lekë ishte 3.64%, niveli më i ulët rekord i regjistruar ndonjëherë.

Në krahasim me muajin e mëparshëm, interesat e kredisë në lekë janë ulur me 0.23 pikë përqindjeje, ndërsa në raport me dy vjet më parë janë 1.4 pikë përqindjeje më pak.

Edhe në euro, interesat e kredive për shtëpi janë më të lira. Në muajin shkurt norma mesatare për huatë e reja hipotekore në euro për individë ishte 3.06%, nga 3.25% muajin e mëparshëm, ndërsa niveli më i ulët është arritur në maj 2017, me 2.93%.

Interesat e huave në përgjithësi kanë pasur një tendencë uljeje vitet e fundit, si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë për të reduktuar koston e parasë në ekonomi dhe për të nxitur blerjet dhe invesimet. Në muajin shkurt, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset e individët, për të gjitha afatet e maturimit ishte 7.12%, nga 8.3% në dhjetor 2015.

Teksa kreditë për blerje shtëpie kanë rezultuar me nivel të ulët të kësteve që nuk paguhen apo nuk kthehen në afat, bankat e shohin me interes këtë segment, duke bërë oferta të shumta për individët.

Në lekë apo në euro
Capture-2Mallrat e qëndrueshëm në Shqipëri, si apartamentet apo makinat shiten përgjithësisht në euro, ndaj dhe kredia në euro ka qenë e preferuar për individët, edhe për faktin që ishte më e lirë. Kredia merrej në euro, edhe kur të ardhurat ishin në lekë. Por, nëse disa vite më parë diferenca e lartë mes interesave të kredive në lekë dhe në euro ishte një joshje e madhe, pasi arrinte ne 5-6 pikë përqindje, vitet e fundit ajo është reduktuar dukshëm, në rreth 0.6 pikë përqindje në shkurt.

Si rrjedhojë, nga huaja në euro, jo vetëm nuk fiton më nga interesat, por sa më shumë të zhvlerësohet euro, aq më shumë rriten humbjet, pasi do të duhen më shumë para për të paguar këstet mujore.

Nëse merr sot një kredi në një shumë prej 7 milionë lekësh, me interes 3.64%, për një afat prej 15 vitesh, në bazë të kalkulatorit të kredisë, pagesa mujore është rreth 50 mijë lekë, ose rreth 382 euro.

Nëse merr të njëjtën shumë në euro, rreth 53 mijë euro, me interes 3.06%, po për 15 vjet, sipas kalkulatorit të kredisë, kësti mujor është 365 euro, ose vetëm 17 euro më pak në muaj. Por, këtë fitim mund ta humbisni shumë shpejt në rast se euro zhvlerësohet. Nëse monedha e përbashkët kalon mbi 136 lekë, atëhere pagesa mujore në lekë për të siguruar 365 euro fillon i kalon 50 mijë lekët, pra huaja në euro bëhet më e shtrenjtë, ndonëse ka interes më të ulët.

Banka e Shqipërisë ka filluar në shkurt një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë. Në një ndryshim të fundit të rregullores “Për disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” ka shtuar përmbajtjen e mëposhtme: “Në rastin kur klienti aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjeneron të ardhurat, dhe kur banka vlerëson se kapacitetet e tij për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit janë të pamjaftueshme, banka i ofron klientit, si alternativë, një kredi të krahasueshme në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat e tij”.
interesat-per-banesa-ne-euro

interesat-per-banesa-ne-lek

Next Post
Dy protestat e Kukësit!

Dy protestat e Kukësit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In