• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krahasimi me 2013-ën, qarqet që i dhanë ‘timonin’ PS, fituesit e të zhgënjyerit

by A R
28/06/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste, si fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit, ka rritur numrin e mandateve në qarqet kryesore të vendit, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të 2013, shkruan sot “Panorama”, duke bere nje analize krahasuese te rezultateve.

Në qarkun e Tiranës, socialistët u rritën me 1 mandat, nga 16 ka fituar 17 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka përsëritur rezultatin e katër viteve më parë, 11 mandate.

Me rritje në Tiranë është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nga 3 mandate në 2013­n, ka fituar 5 mandate. Reforma territoriale ka dëmtuar Partinë Demokratike.

PD ka humbur një deputet në Kukës, për shkak të uljes së numrit të mandateve. Edhe në Korçë, mandati i 5­të që PD ka marrë në 2013­n, i është hequr për shkak të lëvizjes demografike, si edhe në Berat, duke e çuar në tri mandate PD-në. Në Vlorë, ku kandidon dhe kryetari i PS­-së, Edi Rama, Partia Socialiste është rritur me dy mandate, nga 6 mandate në 2013­n, në 8 mandate më 25 qershor.

Demokratët kanë ruajtur tri mandate deputetësh, po aq sa kishin edhe në 2013­ n. Edhe LSI­ja ka ruajtur rezultatin e katër viteve më parë, ndërsa PDIU ka humbur mandatin që kishte katër vjet më parë.

Qarku i dytë më i madh në vend, pas Tiranës, Fieri, ka një rritje në mandate për Partinë Socialiste, nga 9 në 2013­n, në 10 mandate. I sigurt se do të fitonte edhe mandatin e 10­të, numri dy i PS-­së, Gramoz Ruçi, e vendosi emrin e tij të 9­in në listën e socialistëve në këtë qark.

Ndërsa Partia Demokratike nuk ka ndryshim krahasuar me 2013­ n. Ajo ka ruajtur tri mandate edhe në 2017­n. Gjithashtu edhe LSI në Fier ka marrë 2 mandate, aq sa dhe në 2013­ n.

PDIU ka humbur mandatin që kishte fituar në 2013­n. Qarku i Elbasanit ka zhvillime interesante elektorale. Socialistët kanë shtuar një mandat, nga 6 në 7, ndërsa demokratët kanë humbur një mandat, nga 4 deputetë në 2013­n në 3 deputetë sot.

Por me rritje vjen Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila ka dyfishuar mandatet, nga 1 në 2 deputetë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur dy mandate, aq sa kishte fituar edhe në 2013­-n, duke treguar stabilitet.

Edhe në qarkun e Durrësit socialistët e kanë rritur numrin e mandateve, nga 6 në 8 mandate, ndërsa demokratët kanë marrë 4 mandate, aq sa në 2013./a.m.

Next Post
Dorëheqje të tre gazetarëve të CNN-it prej Donald Trump-it

Dorëheqje të tre gazetarëve të CNN-it prej Donald Trump-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com