• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ shqyrton sot mandatin e Fredi Belerit, projektvendimi: S’mund të ushtrojë detyrën

by A R
04/07/2024 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet këtë të enjte për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, i cili u zgjodh më 14 maj të 2023-shit si kryetar i bashkisë së Himarës.

Dy ditë para zgjedhjes si kryetar, Beleri u arrestua pasi u akuzua për shit-blerje votash dhe në krye të Bashkisë së Himarës u vendos Jorgo Goro, i cili pas 10 muajsh në krye të institucionit u arrestua pasi u akuzua se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitonte më pas statusin e investitorit strategjik. E pas arrestimit të Belerit e Goros, kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës u zgjodh Arqile Bollani.

Por në projektvendimin e publikuar në faqen zyrtare të KQZ thuhet se, pas shqyrtimit të kërkesave për informacion nga Gjykata së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (e cila vendosi të linte në fuqi vendimin nr. 14, datë 05.03.2024 e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas së cilës është vendosur: “Deklarimi fajtor i të pandehurve Pandeli Kokaveshi dhe Dhionisios (Alfred) Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim)”, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk mund ta ushtrojë detyrën.

“Në nenin 2 pika 1 shkronja “b” e ligjit 138/2015 “ Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përcaktohet se vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K.Penal hyn në kategorinë e veprave penale, për kryerjen e të cilave persona të caktuar nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie, etj.

Në nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015, përcaktohet se KQZ brenda kompetencave të veta, “…shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor…”.

Në këto rrethana vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, shkruhet në projekt vendimin e KQZ.

/a.r

Next Post
Begaj uron Pavarësinë e SHBA: Të angazhuara ndaj vlerave demokratike

Begaj uron Pavarësinë e SHBA: Të angazhuara ndaj vlerave demokratike

Comments 1

  1. Opionisti says:
    2 years ago

    Do jete cam kryetar bashkie ne himare socjallist

    Reply

Leave a Reply to Opionisti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In