• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ miraton anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të/ Celibashi: Deri më 7 mars zgjidhet përfaqësuesi i PD!

by
08/02/2023 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KAZAZ-së të PS, PL dhe PSD-së. Sa i takon listës së Partisë Demokratike, KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e listë së anëtarëve, pasi grupimet kanë dërguar dy lista.

Në Partinë Demokratike vijojnë përplasjet në lidhje me pretendimet e vulës dhe firmës, në kohën kur Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende në lidhje me pretendimet e Alibeajt dhe Sali Berishës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka apeluar për zgjidhjen e ngërçit, ndërkohë ka bërë të qartë se institucioni që ai drejton do kryejë vlerësimet mbi bazën e ligjshmërisë së dokumenteve.

Sakaq, kryekomisoneri Ilirjan Celibashi foli pas mbledhjes së KQZ, mbledhje në të cilën u la jashtë rendit të ditës lista me anëtarët e depozituar për KZAZ-të nga të dyja kampet e PD-së. Celibashi tha se janë në proces të verifikimit të listave të depozituar nga dy palët e PD. Celibashi tha se deri më datë 7 mars do të kemi dalë në përfundimin se kush është përfaqësuesi i PD.

“Të dyja përgjigjet që jap qëndrojnë. Jemi në proces të verifikimit të dokumenteve të paraqitur nga PD në lidhje me propozimet për anëtarë të KZAZ. Duke shtuar edhe faktin që kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ. Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ. Këtu fillon përgjigja e dytë. Ajo që dertiminuar më shumë është fakti se ne jemi në këtë situatë. Por duke e sqaruar edhe njëherë . Vendimmarrja do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor, s’kemi ardhur në atë moment që dikush të bëjë interpretimin se ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar. Mbetet e padiskutueshme ajo që kam thënë.. në momentin që do vendosim do jetë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe do jetë e thjeshtë. Skam asnjë lloj problemi apo drojë për ta marrë këtë vendim. Është shumë e thjeshtë”, tha Celibashi.

/e.d

Next Post
Edhe Shkëlzen Berisha nën hetim? SPAK dosje të re për Gërdecin, përveç Mediut në “lupë” dhe ish-zyrtarë të tjerë

Edhe Shkëlzen Berisha nën hetim? SPAK dosje të re për Gërdecin, përveç Mediut në "lupë" dhe ish-zyrtarë të tjerë

Comments 1

  1. opionist says:
    3 years ago

    antare jane keta 1partia komuniste2partia monarkia 3 partia gjelber 4parti punetore 5 partia papune 5 partia arberia 7partia zona e lire8 parti big bradher partia vullentare 9 partia pioniere 10 partia progrsive 11 partia e majta 12 partia dua babe
    13 partia bolshevike 14 partia kunder piramita 15 partia kapedanane 16 partia komiteti shpetimi 17parti kunder gerdeci 18 partia 21 janari partia komite 22 partia blloku 23 partia uniteti kombtare 24parti 1945 25partia besa bese 26partia te mesme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In