• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Shkëlzen Berisha nën hetim? SPAK dosje të re për Gërdecin, përveç Mediut në “lupë” dhe ish-zyrtarë të tjerë

by
08/02/2023 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar ditën e sotme pranë Gjykatës, si të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Por në dosjen hetimorë të dorëzuar nga SPAK, njoftohet se përveç akuzës për shpërdorim detyre, është ndarë një çështje penale ku po heton për veprën penale të korrupsionit.

SPAK nuk e ka saktësuar nëse Mediu është person nën hetim për këtë vepër penale, por pranon zyrtarisht faktin se është duke kryer hetime sa i përket veprës penale të korrupsionit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë kryer hetime të mëtejshme në lidhje me procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrotjes dhe ndërmarrja Meiko, e cila në atë kohë drejtohej nga Ylli Pinari, i cili është dënuar dhe e ka përfunduar dënimin e drejtësisë shqiptare ndaj shoqërive të huaja Edvin ltd me seli në Qipro dhe AEY me seli në Florida, SHBA.

Në lidhje me këtë episod, hetimet paraprake sipas SPAK nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes me numër 271 9/1 e vitit 2023 dhe po vijojnë hetimet për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve shtetërorë apo i të zgjedhurve vendorë dhe veprën penale të pastrimit të parave.

Në lidhje me këtë çështjes, pak ditë më parë u thirr dhe u mor në pyetje edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha pasi në dosjen hetimore ndodhet një shkresë, me mbishkrimin ‘për Shkëlzen Berishën’.

Një shkresë e cila sipas akteve të kohës të vitit 2008-2009 kishte dalë nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes pavarësisht si ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, ashtu dhe Shkëlzen Berisha kanë deklaruar se ajo shkresë është e falsifikuar dhe nuk qëndron, nga ana tjetër SPAK është duke hetuar dhe rreth këtij momenti për të parë nëse ka ndonjë lidhje të mundshme të Shkëlzen Berishën në lidhje me aktivitetin e demontimit të armëve në punishten e Gërdecit.

Hetimi po shtrihet mbi të gjithë ish-zyrtarët e kohës të cilët janë kryesisht zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Drejtësisë apo ministri të tjera të linjës për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

/e.d

Next Post
Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 19 vjeçari në Mallakastër

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, kapet në Greqi 63-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit –

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com