KPK zgjedh unanimisht kryetaren e re, Pamela Qirko

Pamela Qirko është kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të procesit te vettingut. Pamela Qirko zëvendëson në këtë detyrë Genta Tafa Bungon, të cilës i mbaroi mandati. Ajo u zgjodh këtë të hënë në mënyrë unanime me 7 vota pro gjatë një procedure me votim të fshehtë.

Votimi u zhvillua në prani dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit këtë të hënë dhe nga dita e martë Qirko fillon zyrtarisht ushtrimin e detyrës së re.

Pamela Qirko u emërua nga Kuvendi si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në qershor të vitit 2017. Ajo ka një karrierë të gjatë si juriste në sektorin privat dhe ka kryer disa specializime jashtë vendit në fusha të ndryshme të drejtësisë dhe menaxhimit nga institucione të ndryshme europiane.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.