• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Arben Vrioni

by Java News
27/09/2021 19:36
RIVLERESIMI I VRIONI NE KPK - Gjyqtari i Gjykates se Apelit Durres, Arben Vrioni, duke hyre ne nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Vrioni po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e tij.	/r/n/r/nREVALUATION OF VRIONI AT IQC - Durres Court of Appeal Judge, Arben Vrioni, enters a session of the Independent Qualification Commission, IQC. Zeka is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, background and personal skills.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Durrës, Arben Vrioni, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi atë për problemet me pasurinë. Kolegji e shpalli vendimin të hënën gjatë një seance publike online.

Kryesuesja e Kolegjit, Rezarta Schuetz sqaroi se ankimi i Vrionit u kalua me anë të një vendimi të ndërmjetëm për t’u shqyrtuar në seancë publike, me qëllim korrigjimin e gabimit të KPK-së, konkretisht të mungesës së nënshkrimit të vendimit nga një prej anëtarëve të trupit gjykues

Arben Vrioni u shkarkua nga detyra më 22 nëntor 2019, pasi Komisioni konkludoi se subjekti kishte mungesë burimesh financiare të ligjshme për pasuritë dhe shpenzimet, si dhe për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm.

Duke iu referuar vendimit të Komisionit, Schuetz vërejti se subjekti ishte gjetur në shkallën e parë me mungesë burimesh për pasurinë; se kishte dyshime të arsyeshme se nuk ka deklaruar vlerën reale të një mjeti duke kryer në mënyrë indirekte fshehje të pasurisë; si dhe dyshime për veprime fiktive në marrjen e një huaje me qëllim mbulimin e shpenzimeve të studimeve të vajzës jashtë shtetit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nqë KPA më 15 shtator, Vrioni dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj kërkuan që Kolegji të shpallte pavlefshmëri të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të shkeljeve procedurale. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji, ndërkohë që Vrioni dhe Hazizaj parashtruan si kërkesë kryesore çeljen e hetimit dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtarit.

Vrioni kundërshtoi konkluzionin e KPK për pasurinë dhe këmbënguli se pasuria e tij ishte e ligjshme. Ai i konsideroi të gabuara edhe gjetjet e tjera të KPK-së.

Schuetz renditi në fund të seancës për shpalljen e vendimit konkluzionet e Kolegjit. Sipas saj, subjekti ka mungesë burimesh financiare për një apartament me sipërfaqe 157 m2 në Elbasan; si dhe për krijimin e pasurive e të kursimeve dhe kryerjen e shpenzimeve gjatë periudhës 2005-2009.

Megjithëse Kolegji i ka gjetur të bazuara një pjesë të shkaqeve të ankimit të Vrionit, ato janë konsideruar të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e KPK-së. Schuetz përfundoi se KPA ka vendosur të lërë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Vrioni. BIRN

Next Post
Tri leksione për Albin Kurtin, që do t’i vlejnë për t’u pjekur si politikan

Tri leksione për Albin Kurtin, që do t’i vlejnë për t’u pjekur si politikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In