• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri leksione për Albin Kurtin, që do t’i vlejnë për t’u pjekur si politikan

by Mero Baze
27/09/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi sot Kosovën me një grup ministrash të tij, pas një periudhe të gjatë acarimi me kryeministrin e atjeshëm Albin Kurti, i cili prej gati dy vjetësh e ka ndërtuar fabulën e tij politike në Prishtinë, duke shpikur rrezikun nga Shqipëria si një nga objektivat e sundimit të tij politik.

Dhe për të realizuar këtë objektivë ai ka lëvizur çdo gurë. Është angazhuar publikisht kundër Qeverisë së zgjedhur të Shqipërisë duke ndërhyrë në politikën e brendshme në Tiranë, ka formuar aleanca politike në Shqipëri, në përpjekje për të rakorduar një lëvizje politike, ka marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe ka ardhur jashtë çdo kodi etik dhe ka votuar personalisht kundër kryeministrit të Shqipërisë, i ka fryrë një populizmi bajat duke ushqyer konspiracionin e bashkëpunimit të Tiranës me Beogradin kundër Kosovës, dhe ka ushqyer deri dhe idenë se Qeveria e Tiranës në bashkëpunim me SHBA e kanë rrëzuar atë nga pushteti pasi kanë dashur të ndajnë Kosovën, por për fat e ka shpëtuar Sali Berisha me Ditmir Bushatin.

Kjo adoleshencë politike e Albin Kurtit te shpresojmë se sot mori fund.

Leksioni i parë i hidhur për të është se kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij e vizituan Kosovën dy javë para zgjedhjeve në Kosovë, jo për të rrëzuar Albin Kurtin, jo për të bërë politikë në favor të kundërshtarëve të tij në Kosovë, por brenda gjithë etikës dhe solemnitetit që i takon Qeverisë së Shqipërisë për Kosovën, duke shmangur dhe paternalizmin dhe partitizmin.

Ndryshe nga Albin Kurti që marshonte nga Lezha në Gjirokastër dy javë para zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij, për fat, shumë pa lidhje me Kosovën, shkuan si njerëz normalë në Prishtinë, takuan gjithë përfaqësuesit politikë dhe u kthyen në mbrëmje në shtëpi të tyre.

Ky është një kod etik i sjelljes së çdo politikani shqiptar për Kosovën dhe çdo politikani të Kosovës për Shqipërinë, që e kanë respektuar të gjithë në këto tridhjetë vjet, përveç Sali Berishës dhe Albin Kurtit.

Leksioni i dytë i hidhur ishte mbështetja politike e Tiranës për vendimin e reciprocitetit për targat, që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë me te drejtë kundrejt Serbisë.

Ajo që Albin Kurti ka predikuar për dy vite si bashkëpunim i Edi Ramës me Beogradin kundër tij, sot jo vetëm që e vë në siklet dhe atë vetë, por provon se Shqipëria parimin e Ballkanit të Hapur, nuk e ka për t’i bërë qejfin Beogradit, por në rastin konkret, për ta detyruar Beogradin të respektojë Kosovën.

Edi Rama nuk e shkel këtë parim duke mbështetur Kosovën kundrejt populizmit të tanishëm të Beogradit, përkundrazi, përmes atij parimi, ai e vesh populizmin e Albin Kurtit me kostum perëndimor, dhe e bën të besueshëm aktin e tij, edhe pse dimensioni elektoral i tij duket që larg.

Por duke qenë një akt i drejtë, ai nuk tradhtohet nga kauza e bashkëpunimit rajonal, përkundrazi merr më shumë kuptim. Ata që kanë tradhtuar në këtë rast bashkëpunimin rajonal janë serbët.

Dhe ky është rasti që Albin Kurti duhet të mendohet dy herë kur flet për konspiracionin Tiranë- Beograd kundër “Mesisë” shqiptare, që po qeveris në Prishtinë.

Leksioni i tretë, është qasja “sovraniste” e Albin Kurtit ndaj SHBA dhe Perëndimit për interesa të vogla të tij dhe përballimi i situatave si kjo e tanishme. Albin Kurti mund të thërrasë për konsultime gjithë liderët e Kosovës apo gjithë hapësirës shqiptare për të përballuar konfliktin me Serbinë, por kjo është thjesht një muhabet odash shqiptare.

Sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj si shtet e mbron NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hordhitë trushpëlara të Albin Kurtit, që shajnë e fyejnë çdo ditë SHBA, që mallkojnë Perëndimin dhe ankohen se po i bien më qafë liderit të tyre, sot kanë rastin të shikojnë dhe kuptojnë se pa Perëndimin, Albin Kurti është një tigër prej letre, që e lag pika e parë e furtunës në kufi.

Ndaj është mirë të kuptojë se ai nuk bën dot përpara në politikë, duke shpikur si armik Shqipërinë, nuk bën dot përpara si udhëheqës i Kosovës, duke krijuar armiqësi me rajonin dhe akoma më shumë, nuk bën dot asgjë për të ardhmen e Kosovës nëse shpall si rrezik potencial “humbjen” e sovranitetit nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Takimi i sotëm në Prishtinë ishte një rast i mirë për t’i kuptuar këto tri gjëra të rëndësishme për një udhëheqës të Kosovës, që për hir të së vërtetës, Ibrahim Rugova por dhe Hashim Thaçi më pas, kanë ditur t’u qëndrojnë besnikë.

Të shpresojmë që Albin Kurti e ka kaluar adoleshencën e tij politike dhe tani para se të bindë veten që ka lindur të qeverisë shqiptarët në gjithë rajonin, është mirë të kuptojë se vendi ku ai është bërë kryeministër nuk ka lindur nga armiqësia me Shqipërinë, SHBA dhe Europën, por nga dashuria e tyre për atë vend.

Next Post
Kosovë/ Deputeti i Vuçiç e pranon: Rusia po e destabilizon gjithë rajonin

Kosovë/ Deputeti i Vuçiç e pranon: Rusia po e destabilizon gjithë rajonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In