• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

by A R
26/03/2026 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë ndikim edhe në ekonominë shqiptare brenda një kohe shumë të shkurtër.

Gazetarja Mirilda Tili, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus paralajmëroi se ndikimi nuk do të mbetet vetëm te karburantet, por do të shtrihet në të gjithë zinxhirin ekonomik. Sipas saj, rritja e çmimeve në sektorin e hidrokarbureve do të reflektohet menjëherë në produkte bazë si buka, por edhe në shërbime të tjera.

Një ndër shqetësimet kryesore që përmendi gazetarja, lidhet me mundësinë e rritjes së kostos së ujit.

Tili shtoi se rritja e çmimeve është e pashmangshme në këto kushte dhe masat duhet të shkojnë përtej ndërhyrjeve të pjesshme, duke kërkuar një menaxhim më të mirë të situatës për të zbutur ndikimin tek qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Tili: Në fakt, unë nuk do ta shihja kaq thjeshtë, sikur është vetëm çështje e një sektori dhe mbetet aty. Kjo rritja e çmimit në sektorin e hidrokarbureve do të thotë rritje e çmimit të bukës.

Borakaj: Efekti i parë është aty.

Tili: Po ashtu, të mos çuditemi nëse na rritet kostoja e ujit pas një jave. Megjithëse çmimi i ujit është i rregulluar, çdo gjë tjetër si transporti do të ketë rritje dhe do t’i rriten kostot kompanisë së ujit.

Teliti: Çdo produkt i cili transportohet në rrugët shqiptare do të ketë rritje kostoje.

Tili: Pra, nuk është kaq e lehtë as për ujin e rubinetit.

Teliti: Duke qenë edhe i zgjedhur bashkiak, kam një kryetar bashkie që na ka thënë se uji i rubinetit është i pijshëm, por unë vazhdoj të mos e pij, e kupton?

Tili: Gjithë diskutimi është që rritja e çmimit të karburanteve sjell automatikisht një rritje çmimesh në zinxhir. Dhe kur ne flasim për zgjidhje, nuk mund të flasim vetëm për të zhbërë oligopolin. Patjetër që oligopolet duhet të zhbëhen, por nga ana tjetër duhet edhe një mirëmenaxhim.

Next Post
Poloni 2 – 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

Poloni 2 - 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com