• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KPA la në fuqi shkarkimin/ Fatmira Hajdari: Ja e vërteta për vizën amerikane dhe mesazhi që i erdhi Rudinës

by Java News
26/10/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të lënë në fuqi shkarkimin e saj, për pasuri të pajustifikuar si dhe mosdeklarimin e revokimit vizës amerikane.

Në një prononcim për gazetaren e Gazetës Express-Shqipëri Beklie Koltraka, e veja e Azem Hajdarit, njërit prej drejtuesve të lëvizjes studentore të viteve 90’ kundër diktaturës, u shpreh se kërkesa e saj nga KPA nuk është shqyrtuar.

“Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë i tëri Informal. Prandaj i qëndroj fjalëve, dua të me vihet në vend dinjiteti im, që është kriteri i figurës. Dy kriteret tjera s’më interesojnë fare, sa e pasur dhe e varfër jam e dinë të gjithë ata që më njohin dhe ata që drejtojnë sot politikën, dhe ata qe e kanë drejtuar më parë, dhe vetë Ambasada. KPA, s’ka bërë gjykim as shqyrtim fare, për këtë shkak. Kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Kombëtar, se ish bashkëshorti im i përket Shqipërisë, jo mua më, asgjë më tepër”, tha ish gjyqtarja për Express.

Ish gjyqtarja deklaroi se vendimi është i padrejtë pasi faktet që përmenden nga KPK sipas saj nuk përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të detyrës.

Ndalur te pretendimi i KPK-së se ajo ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka revokuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA, Hajdari ka treguar të vërtetën e saj duke e quajtur një konkluzion të pabazë.

“Çuditërisht ambasada nuk më ka dhënë një datë se kur është bërë revokimi i vizës. Normalisht duhet të shkruhej te vula, që viza u revokua në këtë datë. Kam tentuar gjithë vitin duke i dërguar shkresa ambasadës dhe ata nuk ma vunë një ditë në dispozicion datën e revokimit të vizës sepse e dinë shumë mirë që revokimi është bërë shumë më mbrapa. Kam një ndërgjegje të pastër sepse nuk kam pasur dijeni”, tha ajo për gazetën Express.

Teksa ka theksuar se viza i është revokuar dhe jo refuzuar, Hajdari nënvizoi se në një email që ambasada e SHBA i ka kthyer së fundmi vajzës së saj , ish deputetes Rudina Hajdari lë hapësirë për “dritë jeshile” në marrjen e vizës në një tjetër aplikim.

“Po patjetër që revokimi ka qenë i qëllimshëm. Ambasada s’më ka dhënë ende një datë për vendosjen e revokimit. As tendencën e KPK s’e kuptoj se si ata më bëjnë mua fajtore që nuk e di datën e revokimit të vizës, datë e cila as sot nuk është përcaktuar nga ambasada. Kur e kam dorëzuar formularin s’e kam pasur të revokuar vizën.

Ambasada amerikane i kishte kthyer një përgjigje Rudinës kur i kërkova përsëri datën e revokimit të vizës. Në email i shkruanin se “është bërë një procedurë si për të gjithë të tjerët. Nuk është e vetmja, por ka të drejtë që të bëjë përsëri kërkesë dhe ta marrim në shqyrtim pranimin dhe dhënies së vizës”, shtoi Fatmira Hajdari.

Ish gjyqtarja shprehet për Gazetën Express se kjo padrejtësi që i është bërë ka shqetësuar edhe fëmijët e saj.

“Për momentin nuk kam ndërmend të merrem me këtë çështje sepse jam shumë e shqetësuar. Kam dy vite që e përjetoj shumë keq. Po iu sjell edhe fëmijëve të mi shqetësime, janë të mërzitur për padrejtësitë. Në vlerësimin e sinqeritetit, të pastërtisë së figurës edhe të moralit unë nuk e di se kush gjyqtar mund të jetë më mirë se unë.”

“Vendimi ka prapavijë politike. Drejtësia s’po gjendet. Thamë të vëmë drejtësi, por drejtësi nuk ka. As tek ata që kanë ngelur dhe as te ata që po na gjykojnë ne. Mua më kanë presekutuar. Unë më shumë e kam në anën morale. Dua dinjitetin tim. Nuk mund të më presekutosh siç bëhej dikur në kohën e komunizmit. Jeta është bërë e vështirë për të gjithë por edhe për familjen time. Unë tani nuk kam të ardhura, djali im Azemi është i vogël ende. Kjo është si një vrasje e dytë pas 20 viteve. U vra Azemi para 20 viteve më “vranë” mua pas 20 viteve. Nuk isha unë e keqja e sistemit gjyqësor. Këtë e garantoj me të gjithë sinqeritetim tim. Megjithatë drejtësia do vijë. Drejtësi s’ka, por kam besim se drejtësia do vijë“, shtoi ajo për gazetaren Beklie Koltraka.

Ndonëse KPA nuk i dha një mundësi të dytë që të rigjykohej, Fatmira Hajdari ka ende besim se drejtësia një ditë do të vihet në vend./m.j

Next Post
Arratiset/ Konkurroi përballë Putinit në zgjedhjet e kaluara, policia ruse bastis banesën e gazetares së njohur në Moskë

Arratiset/ Konkurroi përballë Putinit në zgjedhjet e kaluara, policia ruse bastis banesën e gazetares së njohur në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In