• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kotzias zbulon prapaskenat: Ku ndahemi me Tiranën për zgjidhjen e çështjeve pezull

by A R
12/06/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks.

Sipas tij, nga njëra anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik.

Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit.

“Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë.

Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona.

Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë”, tha Kotzias, duke shtuar se “është çmenduri.

Nga njëra anë e adhurojnë Greqinë, mos e harroni kurrë këtë: na adhurojnë- dhe nga ana tjetër ka një mosbesim, një nacionalizëm dinamik“.

Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.

“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë çame, çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë.

Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës, megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë.

Të zgjidhim çështjet konsullore.

Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj”, tha Kotzias.

Në referimin e tij ndaj Shqipërisë, dhe aspiratës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri i jashtëm grek tha se është e mirëpritur.

Por Kotzias ka kritikuar qeveritë e mëparshme greke të cilat, sipas tij u treguan shumë dorëlëshuar me vendin fqinj: pa i vënë asnjë kusht miratuan futjen e Shqipërisë në NATo dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Tani, – tha ministri i Jashtëm grek, – perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.”

“Ne u vumë pesë kushte, që u përfshinë të gjitha dhe këtë nuk e prisnin as shqiptarët as miqtë e tyre në Komisionin Europian. Kushtet ishin:

 -Mbrojtjen e pronës, veçanërisht pronat e minoriteteve, -mbrojtjen e minoritetit autentik grek në Shqipëri,

-luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”.

Ministri i Jashtëm grek iu referua edhe marrëdhënieve me Maqedoninë duke thënë se Athina mbështet anëtarësimin në NATO dhe BE të vendit fqinj.

Por ai përsëriti se, që të ndodhë kjo, duhet që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet rivendikuese ndaj Greqisë dhe të pranojë një kompromis për zgjidhjen e çështjes së emrit.

/Ora News

Next Post
Rama i përvishet PDIU-së në Rrogozhinë: Kanë një kryebashkiak aga që dhunon njerëzit tanë

Pasi i dhuroi shishen e verës Rama uron Bashën: I paç 100 vitet ardhshme në gjumin më të ëmbël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In