Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është kërcënuar sërish. Një zarf me një plumb është dërguar në adresën e tij, shkruan “Ta Nea”. Burime nga policia, kanë thënë për mediat greke që zarfi i është dërguar Ministrit Kotzia nga persona ende të paidentifikuar të huaj dhe përmbante një fishek dhe një letër. Zarfi u dërgua në Laboratorët e Shërbimeve Penale dhe për ngjarjen kanë nisur hetimet.