• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoks

by Edison Ypi
22/01/2025 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Sa herë vjen fjala te arratisja dhe të arratisurit e Diktaturës, komunistat e sotëm, bashkë me aleatët e tyre të përhershëm, hordhinë e budallenjve të kudondodhur, hapur ose nënkuptuar, nuk e lënë pa shprehur një përbuzje cinike për “të pandjeshmit, që nuk pyetën për familje e farefis që i degdisën nëpër internime, por bënë si u desh qefi i vet”.
E ka një spjegim.

Marrja e vendimit nëse do arratiseshe vetëm, me një, a, e shumta dy, shokë a miq, se me më tepër ishte si t’i thoje burgut byrum, ishte faza e parë, themeli i planit për tu ndarë me skëterrën me çdo çmim. Çfarë mbetej pas atij vendimi, dukeshin detaje, çikërrima, teknikalitete.

Jashtë bodrumit ku ishullarët projektonin arratisjen, klithnin gazetat, librat, filmat, mbledhjet e kolektivit, që dënonin me rreptësi dhe pa mëshirë duke treguar me shembuj konkretë, emra armiqsh, data, katunde, kufitarë, pionierë me shall të kuq në qafë që kishin denoncuar dhe u kishin çjerrë maskën armiqve që kishin guxuar tu afroheshin telave me gjëmba, ishin kapur nga rojat, dhe shqyer nga qëntë. Ulurimat e propaganës kërcënuese ishin përgjigja për pyetjen inekzitente: Ju që tentoni, dhe me siguri do
kapeni, a keni menduar se si do i vejë filli familjes dhe farefisit tuaj ?!

Trimat që e kishin ndarë mendjen, s’kishin asnjë pyetje. Vazhdonin përgatitjet. Bënin plane. Pyesnin, lexonin, bisedonin, si ta çanin ferrën. Në eventualitetin e arratisjes nga ndonjë fshat kufitar, pyesnin për përbërjen klasore të atij fshati. Numurin e kulakëve, ballistave, të pakënaqurve me reformat, kooperativizimin etj, dhe nxirrnin përfundimin nëse duke u aventuruar nga ai fshat, do gjenim lirinë apo belanë. Por kurrë dhe askush nuk mendoi, dhe as mendja i vajti, te familjarët, internimet, puna e detyruar, baltrat etj.

Varianti me u arratis nga deti me trap ishte më i thjeshtë. Katër dërrasa, një fuçi bosh në mes, një rrotë djathi, dy bukë të zeza, një bidon ujë, një radio Fatosi, dy bateri rezervë, katër paketa Partizani, çarçaf i bardhë për tu pajtuar me ndonjë Jack Sparrow që do kalonte andejpari, dhe tafti-bafti në mes të Adriatikut në pritje të ndonjë peshkarexhe ose jahti, ose anije pasagjerësh, pesë llafe italisht, tre anglisht, dhe u kry. Por kurrë dhe askujt nuk i vajti mendja te fati i të afërmëve. Aq të tmerruar ishin nga shteti i luftës vllavrasëse të klasave, dhuna proletare, pisllëku katundar.
Varianti i ikjes nga Liqeri i nositave, duke qënë më i afërm dhe më poetik, ishte dhe më tundues. S’kërkonte më tepër se lyerjen e trupit me dhjamë derri, futjen e kokës brenda një sharqiu ose kungulli bosh, një komerdare e fryrë mirë me ca hekura rrotull të mos e kafshonin pashqit, një busull për të mos ngatërruar Shën Naumin me Udënishtin ose Pojskën, dhe voilaaaa, për nja dy a tre orë në Ohër a Strugë.

Ku, si u muar vesh më vonë, në breg të gjolit të prisnin krahëhapur Noc Rroku i Sigurimit dhe dashnorja e tij UDB-a e Titos, që të kthenin brenda ditës në Qaf Thanë me Gazin 69 të Degës së Pogradecit brenda në një kuti kartoni lidhur me ngjitëse dhe me ca vrima që të mos ngordhje nga asfiksia. Por edhe në këtë rast, askujt nuk i shkonte mendja për fatin e zi të familjarëve në ndonjë kamp internimi rrëzë ndonjë mali andej nga jugu apo veriu duke ngrënë një copë bukë misri me krimba lyer me bojë të zezë këpucësh gjoja marmalatë.

S’kishin të ndalur buçimat e radios dhe klithmat e filmave me diversanta me thikë ndër dhëmbë, dollaro nëpër xhepa, qën kufiri, tel me gjëmba, kufitarë të uritur por sypatrembur që të servirnin përgjigjen pa pyetje. Krejt e kotë. Kujt kishte bërë në men me u arratis, përgjigja pa pyetje, nga njëri vesh i hynte, nga tjetri i dilte. Për atë që kishte vendos me ik, ajo pyetje nuk ekzistonte.
Sa më tepër propagandë, rrahje, tortura, internime, burgosje, zvarritje me traktor mbytur në gjak, aq më tepër pyetja inekzistente i largohej përgjigjes shtazarake.

Nëse dikush, pa të pyetur, insistonte me të vu në dijeni për fatin e skëterrshëm të familjes për shkak të arratisjes tënde, po flisje me spiunin. Duhet të lije mënjanë fantazitë me rrota djathi, krahë fluturues si të Ikarit, paketat Partizani, dhjamin e derrit, sharqinin bosh, dhe të gjeje ndonjë rrugëdaje nga hukubeti me llafe, hile, kërcënime, me spiunin.
Një ishullar solli në vëmendje quotën “Jo çdo pyetje meriton përgjigje”. E panë me dyshim. E përbuzën. Nuk ja varën.

Kush kishte ndërment të ikte, s’kishte nge’ të bënte pyetje, as të priste përgjigje, thjesht ikte. Përgjigje paradoksake për pyetje inekzistente kishin vetëm spiunat dhe propaganda.
U ndërrua shekulli. Iku mileniumi. Kaluan dhjetra vite. Kush mbeti gjallë nga kafshimi i qënit, sharrimi i kalashnikovit, pionieri me shall, katundari spiun, mes arratisjes së vet dhe fatit makabër të familjes, nuk bën asnjë lidhje.

Next Post
Zbardhet vendimi i divorcit të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit, sktori duhet të paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro për fëmijët

Zbardhet vendimi i divorcit të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit, sktori duhet të paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In