• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batërdi largimesh nga LSI, edhe 4 këshilltarë bashkiak në Vlorë i bashkohen PS

by Java News
17/03/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se nuk ka te ndalur hemoragjia e largimeve nga rradhet e LSI. Vetem pak minuta me pare eshte bere publik fakti se edhe 4 keshilltare te LSI ne Keshillin Bashkiak Vlore jane larguar nga kjo force politike dhe i jane bashkangjitur PS. Procesi i “çmontimit” te keshilltareve bashkiak te LSI neper disa bashki te vendit duket se eshte i pandalshem tashme, pas largimit te keshilltareve ne Durres, Tirane, Gjirokaster, Fier e Belsh.

Këshilltarët e larguar nga LSI janë; Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj. Ata deklarojnë se LSI e ka humbur orientimin si forcë që synonte integrimin në BE, pasi po justifikon lobimin rus të PD.

“Zgjedhjet e fundit në pushtetin lokal si pjesë e koalicionit me PS, synonin mbrojtjen e interesave të qytetarëve. E ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE, konstatojmë me keqardhje se LSI ka humbur integritetin e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë, por personale të drejtuesve dhe ish-funksionarëve të lartë të saj.

LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesa të errëta anti-kombëtare, që ka lidhje me rusët. Eksponentët e LSI nuk janë distancuar, përkundrazi janë përpjekur ti justifikojnë. Duke qëndruar besnikë të parimeve për të cilat kërkuam votën, e kemi të pamundur të vazhdojmë dhe largohemi nga LSI. Nga tani do të jemi pjesë e grupit të PS në Vlorë” deklaruan ata.

Ditët e fundit ka pasur shumë largime nga radhët e këshilltarëve të LSI në drejtim të grupeve të PS në bashkitë e Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit dhe së fundmi në Vlorë, ndërsa pak kohë më parë e njëjta situatë ishte në Tiranë.

Next Post
VIDEO/ Vlorë, erërat e forta rrëzojnë pemën gjigante që zë poshtë makinën dhe e bën “përshesh”

VIDEO/ Vlorë, erërat e forta rrëzojnë pemën gjigante që zë poshtë makinën dhe e bën "përshesh"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In