• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kotzias: Në janar ose shkurt 2017, zgjedhje të parakohshme në Shqipëri!!

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

kotzias

EKSKLUZIVE/ A po shkon Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme? Çfarë di më shumë diplomacia greke se vetë shqiptarët se vendi ynë mund të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme në muajin janar ose shkurt 2017? Ndonëse çdo ditë gjithnjë e më shumë në qarqet politike e mediatike të Tiranës artikulohet alternative se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi me 21 korrik, duket se diplomacia greke është më e “informuar” rreth këtij zhvillimi. Ministri i Jashtëm grek, Nicos Kotzias, në një intervistë për radion greke “Alfa”, të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, shpreh interesin e qeverisë greke për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri. Ministri i Jashtëm grek deklaroi gjsatë kësaj interviste se “zgjedhjet në Shqipëri mund të mbahen më herët, në janar ose në shkurt”. Ajo që bie në sy në deklaratat e numërit një të diplomacisë helene është fakti se përse qeveria aktuale greke shfaq kaq shumë interes për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Shqipëri? Kjo për faktin se problematika e zgjedhjeve në kohë apo të parakohshme në Shqipëri, apo edhe në ndonjë vend tjetër, është një problematikë e atij shteti. Parë me kujdes deklarata e shefit të diplomacisë greke duket se shkon shumë larg, pasi ai parashikon edhe muajt kur mund të zhvillohen këto zgjedhje të parakohshme. Është vështirë të besohet se gjatë vizitës së Kotzias në Tiranë në muajin qershor, homologu i tij shqiptarë Ditmir Bushati, kryeministri Rama, apo dhe Presidenti Nishani, i cili njihet për afërsinë e theksuar me PD-në në opozitë, të kenë folur me ministrin e Jashtëm grek për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Shqipëri. Deklarata e ministrit të Jashtëm grek për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri, madje dhe caktimi i muajit se kur ato do të zhvillohen, janar apo shkurt, ngre shumë pikëpyetje se nga ka ardhur ky informacion, i cili ka bërë që Kotzias të bëjë deklaratën në fjalë.

Grekët me Bashën kundër Ramës?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Shqipëri i ka kërkuar dhe i kërkon opozita, me në krye PD-në, por nuk ka ndonjë informacion, nëse kreu i PD, Lulzim Basha, në takimin e tij me Kotzias, ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme e aq më shumë t’i ketë thënë se këto do të bëhen në filan muaj. Por a janë të interesuar vërtetë grekët për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri? Nisur nga raportet mes dy qeverive, të cilat mund të thuhen se nuk janë aq të mira, madje pak negative, mund të thuhet se vërtetë qeveria greke mund të jetë e interesuar për zgjedhje të parakohshme në vend, të cilat mund të shihen si një shans për të vënë në pozitë të vështirë kreun e qeverisë aktuale, i cili edhe në mos i humbtë këto zgjedhje, natyrisht besohet se mund të dalë më dobët sesa është aktualisht. Ligji i Luftës, Marrëveshja për Detin dhe çështja çame, duket se janë vija ndarëse të thella mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Por pa dashur të hymë në analizë të thellë të kësaj problematike tashmë të njohur, ajo që natyrshëm të vjen në mend është fakti se a po beson më shumë diplomacia greke te kreu i PD-së Basha, i cili është edhe firmëtari që i fali Greqisë 350 km katror nga deti shqiptarë? Në plan të parë duket po, nëse kihet parasysh se Basha mund ta “ringjallë” sërish atë firmë nëse fiton zgjedhjet. Por nga ana tjetër problemi është se Basha mund të mos i dojë zgjedhjet e parakohshme. Ai jo vetëm që nuk është gati për një ballafaqim të parakohshëm elektoral, por nga ana tjetër shpreson tek një qeveri teknike, e cila mendon se mund t’i japë rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë …ashtu siç i dha Ristani mandatin në tavolinë si kryebashkiak i Tiranës.

(javanews.al) Armando Meta

 

Next Post

Rrëfimi/ Gruaja më mori djalin e shkoi te dashnori, ai shpërndante foto nudo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In