Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është shumë optimist për finalizimin me marrëveshje të negociatave mes Shqipërisë e Greqisë për çështjet e mbetura pezull, mes tyre edhe ajo e Detit.
Në një intervistë për një media greke, Kotsiaz është shprehur se pas dy viteve bisedime ka ardhur koha që mes dy vendeve të ketë një marrëveshje.
“Pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull me Shqipërinë” deklaroi ai.
Deri tani, mes Greqisë dhe Shqipërisë është diskutuar vetëm në nivel politikë, ndërsa pritet plotfuqishmëria e Metës, që grupi negociatorë të nisë punën me palën greke për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund një herë e mirë konfliktit për çështjen e detit dhe disa çështje të tjera që janë lënë pezull për më shumë se 70 vite./a.m.