Qeveria e Kosovës kishte ndarë 25 milionë euro të mjaftueshme për të kompensuar 12 mijë veteranë të luftës.
Numri i veteranëve deri më tani ka arritur në 21 mijë e 500, numër ky që nuk është ende final.Këto të dhëna i ka dhënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një intervistë për “Kohën Ditore”.
Ai nuk ka treguar nëse dyfishimi i numrit të veteranëve përbën rrezik buxhetor apo mosmarrëveshje me FMN-në.“Buxheti prej 25 milionë eurosh për 12 mijë veteranë që ka qenë i planifikuar në fillim nuk është i mjaftueshëm”, ka thënë Hoti.
Ka treguar se FMN-ja ka kërkuar një menaxhim më të mirë të skemave sociale. (b.an)