• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kostandin Xhuvanit i shtohen edhe 4 vjet burg, i zbulohet konflikti me armë në Gjirokastër

by Java News
06/12/2019 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 4 vite burgim Kostandin Xhuvanin për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve” dhe me 18 muaj burgim ish-infermierin e spitalit Psikiatrik në Elbasan Kujtim Budani, i akuzuar për “Falsifikim të dokumenteve”. Vendimi për dënimin e djalit të ish-deputetes së PS Luiza Xhuvani është marrë disa ditë më parë nga tre gjyqtarë të Gjirokastrës, të cilët pasi analizuan provat e dërguara në gjyq nga prokurori Julian Çafka, deklaruan fajtor dhe dënuan Xhuvanin dhe Budanin. Tashmë dy personat e dënuar Budani dhe Xhuvani i janë drejtuar gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku kërkojnë prej saj të shpallen të pafajshëm.

Kujtojmë që veç dënimit me 4 vite burg të marrë në Gjirokastër, Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola, më 4 nëntor 2014. Ishte pikërisht kjo vrasje e katërfishtë që riktheu në skenë historinë e armës në Gjirokastër në prill 2014, për të cilën akuzohej Xhuvani. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria arriti të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër.

Kryerja e ekspertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës, rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit 2014 në Gjirokastër, ku ndodhi një konflikt me armë, pa të lënduar. Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se: “…tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lei–Lui”, në Gjirokastër, janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073..” – thuhet në vendim.

Por gjatë marrjes në pyetje Kostandin Xhuvani në fazën e hetimit deklaroi se nuk ishte autor i kësaj ngjarjeje dhe se ai ditën e 24 prillit, kishte qenë në Spitalin Psikiatrik në Elbasan. Dhe për nevojë të verifikimit të kësaj alibie, nga policia gjyqësore u këqyr dhe u mor një kopje e librit të konsultave në këtë spital, nga ku rezultoi se në një nga fletët e këtij libri ishte shënuar emri i Kostandin Xhuvanit në datën 25 prill 2014, ora 17:00. I pyetur si person ndaj të cilit zhvilloheshin hetime Kostandin Xhuvani, deklaroi se ditën e ngjarjes ai ka qenë në qytetin e Elbasanit dhe më pas ai ka shkuar në spital, pas konsumimit të një sasie alkooli. Ai mohoi të kishte qenë në qytetin e Gjirokastrës dhe për më tepër të ishte autori i veprave për të cilat hetohej. Ndërkohë gjatë hetimeve prokuroria ka zbuluar falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik, çka ka çuar në ngritjen e akuzës ndaj ish-infermierit të spitalit Psikiatrik Kujtim Budani. /shqiptarja.com/

Next Post
22 objekte të prishura në Qarkun e Durrësit, Voda: Çfarë nënkuptojnë ngjyrat tek dera e banesës

22 objekte të prishura në Qarkun e Durrësit, Voda: Çfarë nënkuptojnë ngjyrat tek dera e banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com