• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/“Syri i Popullit”, do vriste ish-zv/kryeministrin Hajredin Kuçin

by Java News
03/03/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Murat Jashari ka rrëfyer para hetuesisë dy versione rreth atentatit ndaj avokatit Azem Vllasi.

Herën e parë ka thënë se qëllimin e ka pasur vetëm ta plagosi, kurse herën e dytë që ta “likuidojë”.Për këtë ngjarje ka thënë se e ka njoftuar menjëherë Avni Llumnicën. E ky i fundit e ka mohuar këtë. Ka thënë se nuk ka pasur asnjë njohuri rreth planit të Jasharit, shkruan Koha Ditore.

Të dy deklaratat e Jasharit, ajo e Llumnicës, si dhe e tetë të akuzuarve të tjerë, të dyshuar si anëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturit “Avni Rrustemat”, janë përfshirë në aktakuzën prej afro 100 faqesh të Prokurorisë Speciale, të cilën e ka “Koha Ditore”.

Në procesin gjyqësor ndaj tyre pritet të dëshmojnë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, ish-ministra, deputetë të pozitës e opozitës, si dhe personalitete të tjera publike.Para organeve të hetuesisë ata kanë rrëfyer për lidhjet me të akuzuarit, si dhe për kanosjet eventuale nga anëtarët e kësaj organizate.

Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, si dhe Rexhep Topllana, dyshohet se aktivitetet në këtë organizatë i kanë filluar nga data 15 mars e vitit 2015. Prej atëherë, të akuzuarit dyshohet se kanë planifikuar fillimin e aksioneve, të cilat kanë pasur për qëllim destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike të Kosovës.

Ata, sipas Prokurorisë, kanë planifikuar sulme dhe vrasjen e personaliteteve më të larta shtetërore, duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në vitin 1991 e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016, përfshirë Thaçin, Veselin, ish-kryeministrin Isa Mustafa, ish-ministrin Hajredin Kuçi, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Sulmi i parë i planifikuar, i cili edhe ka ndodhur, ishte ndaj avokatit Azem Vllasi. Tani Prokuroria zbulon se pas Vllasit, ky grup ka pasur në plan që të vrasë ish-ministrin i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. (b.an)

Next Post
Urdhri i parë i Ardi Veliut për policinë: Respektoni kodin e veshjes

Vetting-u në Polici, rregullat e reja që do filtrojnë 12 mijë uniforma blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In