• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u në Polici, rregullat e reja që do filtrojnë 12 mijë uniforma blu

by Java News
03/03/2018 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji për Vetingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme, i miratuar në parim në seancën e fundit plenare dhe që pritet të miratohet në tërësi ditën e hënë, ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë shqyrtimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Komisionin e Ligjeve. Shqiptarja.com zbardh 66 amendamentet e miratuara nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare për projektligjin e Vetingut në polici. Në këto amendamente janë reflektuar edhe propozimet e Komisionit të Ligjeve. Amendamentet, të cilat pritet të miratohen ditën e hënë, përmbajnë rregulla, kushte dhe kritere të reja të kontrollit të punonjësve të policisë, gardës dhe SHÇBA.

Rregullat e reja
Një nga amendamentet e propozuar nga Komisioni i Sigurisë parashikon që punonjësit e policisë nuk duhet të mbajnë më shumë se sa 1.5 milionë lekë në banesë apo jashtë sistemit bankar, para se të fillojë Vetingu. Nëse atyre u gjenden më shumë se sa 1.5 milionë lekë cash, kjo mund t’u kushtojë vendin e punës. Ky propozim është sugjeruar nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, i cili do të zbatojë njëri nga tre elementët e projektligjit, që ka të bëjë me kontrollin e ligjshmërisë së pasurive të punonjësve të sigurisë dhe familjarëve të tyre. Përpos policëve, para jashtë sistemit bankar, mbi shumën e përmendur, nuk duhet të mbajnë as të afërmit e tyre, ku përfshihen bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët në moshë madhore dhe çdo person të përmendur në certifikatën familjare.

Kontrolli i figurës
Komisioni i Sigurisë ka riformuluar edhe nenin 36 të projektligjit, ku parashikohen rrethanat që merren parasysh për të konstatuar se një punonjës policie ka kontakte të papërshtatshme me krimin. Komisioni ka propozuar se një punonjës i policisë, gardës dhe SHÇBA konsiderohet se ka lidhje me krimin kur punonjësi ose personi i lidhur me të, ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri, me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Punonjësi do të penalizohet kur ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Gjithashtu një punonjës do të ndëshkohet nëse merr pjesë apo është i pranishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Përfshihen të huajt
Deputetët kanë propozuar ndryshimin e nenit 45 të projektligjit, duke saktësuar rolin e të huajve në procesin e kontrollit. Varianti fillestar parashikonte që organet e vlerësimit mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike apo private si dhe të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë. Në variantin e ndryshuar thuhet se organet e vlerësimit mund të të asistohen me ekspertizë vetëm nga partnerët ndërkombëtarë që asistojnë Ministrinë e Brendshme.

Kushti 1
Një nga amendamentet e propozuar nga Komisioni i Sigurisë parashikon që punonjësit e policisë dhe familjarët e tij nuk duhet të mbajnë më shumë se sa 1.5 milionë lekë në banesë apo jashtë sistemit bankar, para se të fillojë Vetingu.

Kushti 2
Komisioni ka propozuar se një punonjës i policisë, gardës dhe SHÇBA konsiderohet se ka lidhje me krimin kur punonjësi ose personi i lidhur me të, ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri, me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Disa nga amendamentet kryesore të Komisionit të Sigurisë

NENI 5
Neni 5 që sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 6:
1. Pika 4 të riformulohet si më poshtë: “Punonjësit e njësive/reparteve/strukturave, përbërja e të cilave apo tipologjia e punës nuk mund të jenë publike, vlerësohen nga trupa të posaçme vlerësimi që krijohen në Komisionin Qendror dhe Vendor të Vlerësimit, me propozimin e 3 (tre) titullarëve të institucioneve subjekt të këtij ligji.”
2. Në pikën 5 të hiqet shprehja “pikës 1” si dhe germa (a).

NENI 7
Neni 7 që sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 8:
Pika 2 rifomulohet si më poshtë:
“5 (pesë) anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit caktohen nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, të përzgjedhur ndërmjet punonjësve të këtij institucioni, sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Ky organ cakton, gjithashtu, edhe 2 (dy) anëtarë zëvendësues, të cilët zëvendësojnë anëtarët e munguar. Në pikën 6, në vend të termit “cakton” të përdoret termi “përzgjedh” me qëllim unifikimin e parashikimeve të bëra në këtë dispozitë për përzgjedhjen e anëtarëve dhe të zëvendësuesve.

NENI 30
Neni 30 sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 32: Në shkronjën “e” shprehja “tituj borxhi” të zëvendësohet me shprehjen “tituj kredie”. Bazuar në propozimin e ILDKPI sugjerohet të shtohet një paragrafi si më poshtë: “Të gjithë subjektet e vlerësimit dhe personat e lidhur (bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët në moshë madhore dhe çdo person të përmendur në certifikatën familjare), të cilët bëhen subjekte të këtij ligji dhe plotësojnë deklaratën e pasurisë, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në cash jashtë sistemit bankar mbi shumën 1,5 milion lekë. Depozitimi në institucionet bankare i gjendjeve cash mbi vlerën 1,5 milion lekë, është i detyrueshëm përpara dorëzimit të deklaratës së pasurisë pranë njësisë së burimeve njerëzore.

NENI 35
Neni 35 sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 37. Pika 1 germa “dhe” dhe “e” bashkohen dhe riformulimi bëhet si më poshtë:
“dh) Verifikimin e procedimeve penale dhe administrative ndaj punonjësit, brenda dhe jashtë vendit, sipas përcaktimeve të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;”

NENI 36
Në nenin 36 që sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 38:
1. Në pikën 1 të hiqet fjala “indicie’.
2. Tek pika 4, germa “a” dhe “b” të hiqen dhe të riformulohet si më poshtë: Rrethanat, që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar, janë:
a) Punonjësi ose personi i lidhur me të, ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri, me një person të përfshirë në krimin e organizuar;
b) Punonjësi ose personi i lidhur me të, ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar;
c) Punonjësi ose personi i lidhur me të, merr pjesë apo është i pranishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe kur anëtarësia e personit në krimin e organizuar është e njohur, e dyshuar, e publikuar ose dokumentuar.

NENI 45
Në nenin 45 që sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 47, pika 1 të riformulohet: “Gjatë hetimit administrativ, organet e vlerësimit mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike apo private si dhe të asistohen me ekspertizë nga partnerët ndërkombëtarë që asistojnë Ministrinë e Brendshme. “

NENI 60
Neni 60 sipas ndryshimeve të mësipërme bëhet Neni 62 të riformulohet si vijon: “Kundër vendimeve të organeve të vlerësimit mund të ushtrohet ankim i drejtpërdrejtë në Gjykatën Administrative kompetente sipas legjislacionit në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Neni 65
Dispozitë kalimtare
Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të përfundojë brenda një periudhe prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. /Shqiptarja.com/

Next Post
Gega i thotë lamtumirë Botërorit në atletikë

Gega i thotë lamtumirë Botërorit në atletikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com