• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Avokati i popullit kërkon legalizimin e shqiptarëve të Preshevës

by Java News
17/03/2018 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë Avokati i Popullit u kërkoi të premten autoriteteve pajisjen me dokumente personale të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që janë shpërngulur në territorin e Kosovës.Në një raport të avokatit thuhet se “një numër i madh i qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovë, për arsye të sigurisë, aspektet sociale, ekonomike e të tjera. Një pjesë e tyre, në mungesë të dokumenteve personale, për kohë të gjatë, janë duke u përballur me çështjen e mungesës së statusit për qëndrim ligjor, pa shtetësi efektive dhe dokumente personale identifikimi brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

Avokati i Popullit e konsideron shqetësuese këtë gjendje që shton “vështirësitë në realizimin e një jete normale dhe gëzimin e të drejtave elementare, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, në raportin e Avokatit të Popullit theksohet mes tjerash se që nga viti 2001, rreth 3 mijë e 500 shqiptarë etnik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovës dhe nuk kanë status të zgjidhur ligjor.

Ata nuk mund të marrin dokumente nga Serbia për shkak të një ligji të vitit 2011 që u lejon autoriteteve serbe të fshijnë emrat e tyre nga regjistrat lokal.

Një numër i shqiptarëve nga ajo zonë qenë zhvendosur gjatë dhe menjëherë pas konfliktit ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, që mori fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Alegri provokon Realin: Ju pret fati i Barcelonës, tani po mendoj për Spal-in

Alegri provokon Realin: Ju pret fati i Barcelonës, tani po mendoj për Spal-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In