• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alegri provokon Realin: Ju pret fati i Barcelonës, tani po mendoj për Spal-in

by Java News
17/03/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mes Spalit dhe Realit. Diferenca e të dyjave është e frikshme, por Masimiliano Alegri kërkon ta mbajë Juventusin të karikuar dhe të përqendruar për ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër Spalit. Trajneri bardhezi thotë se dy sfidat me spanjollët do të jenë të bukura dhe kërcënon “galaktikët” se mund t’i presë fati që pati Barcelona në çerekfinalet e vjetshme. Por numri një i bardhezinjve fillimisht do 3 pikët sot për ta dërguar Napolin në -7 pikë dhe për të hedhur një hap të sigurt drejt kampionatit.

 

Si e komentoni shortin e Champions-it kundër Realit?

Më e rëndësishme është ndeshja me Spalin sepse në tri ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë 7 pikë dhe janë në një moment të mirë. Sa për Realin, dua të bëjmë një ndeshje që të jetë në histori. Reali është një kundërshtar i madh dhe do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme. Nëse do të jemi të zotët dhe nëse do të kemi pak fat do të kualifikohemi, në të kundërt asgjë…
Duhet të jemi të kënaqur që jemi kualifikuar mes 8 më të mirave në Europë. Ne punojmë për këtë sfidë. Vitin e kaluar në çerekfinale mundëm Barcelonën dhe ndoshta këtë herë do të jetë radha e Realit. Ata janë favoritët, por fillimisht mendojmë për Spalin dhe Milanin.

Rikthehet Hëvedes. Si është situata e të dëmtuarve?

Është grumbulluar për ndeshjen. Përveç Khedirës që është me grip, të tjerët janë në dispozicion. Sigurisht jo Kuadrado dhe Bernardeski. Kush do të luajë në vend të Benatias? Mund të luajë Rugani ose Barzalji, por mund të luajnë edhe të dy bashkë. Nuk kam vendosur ende, duhet të bëj vlerësimet e fundit. Në portë do të jetë Bufon. Në Champions do të mungojë Pjaniç. Kush e zëvendëson? Zëvendësuesit e tij natyralë janë Bentankur dhe Markizio, por nuk duhet të mendoj kaq shumë përveçse për ndeshjen me Spalin.

Higuain ka nevojë për pushim? Manxukiç ka rënie?

Gonzalo është mirë, ndërsa Mario ka luajtur shumë. Në këto momente nuk është në formën e tij më të mirë, edhe pse gjithmonë bën ndeshje të mira. Është lojtar i rëndë sishëm për ne.

Si e përgatitët këtë ndeshje për të mbyllur një cikël shumë pozitiv?

Kam një skuadër me lojtarë të përgjegjshëm. Për të fituar kampionatin, duhet të fitosh këto lloj ndeshjesh dhe të luash me rregull dhe inteligjencë. Në të kundërt, gjithçka vështirësohet. Kampionati nuk ka përfunduar sepse Napoli luan mirë dhe grumbullon shumë pikë. Për momentin na duhen 101 pikë.

Çfarë është Spali për Alegrin?

Kam kujtime të bukura aty. Në Ferrara ndihej shumë loja e futbollit dhe pesha e historisë, pavarësisht se luanim në Serinë C1. Ishim një ekip argëtues.
Si reagoi skuadra pas shortit me Realin?
E dinim që do të sfidonim më të mirët në botë.

Sa mundësi ka të përsëritet ndeshja me Karpin e dy sezoneve më parë?
Skuadra është rritur dhe tani nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi bërë deri në këto momente. Duhet të pretendojmë vetëm 3 pikët dhe të luajmë me durim dhe përqendrim. Kështu mund ta dërgojmë Napolin -7 pikë. Do të jetë një ndeshje më e vështirë nga ajo që mendoni. panorama

ma.me

Next Post
Çifte që flenë në krevate të ndarë, ja arsyeja

Zbuloni arsyen se përse shumë çifte ndahen në pranverë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In