• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/ Taksa rriti punësimin, bizneset shtuan stafet me 20%

by Java News
27/12/2018 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Aleancës kosovare të Bizneseve, Agim Shahini e cilësoi vitin 2018 si “jo të mirë” për ekonominë kosovare, duke bërë të ditur se problemi qëndron te diplomacia e vendit.

“Vitin 2018 e vlerësojmë si vit të tkurrjes ekonomike dhe të diplomacisë politike në Kosovë, sepse kemi pasur tkurrje të investimeve të huaja. Në gjashtëmujorin e parë, mbi 100 milionë, ndërsa në tremujorin e tretë të këtij viti ka më shumë se 500 milionë”, tha Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Ndërkohë, sipas Shahinit, vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe ato boshnjake nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që të ketë rritje të kapaciteteve në kompanitë prodhuese.

“Në ekonominë e vendit është rritur më shumë se 20 për qind prodhimtaria vendore, është rritur punësimi mbi 15 për qind, dhe e gjithë kjo është bërë falë taksës. Njëkohësisht, kjo ka bërë që në çdo kompani prodhuese të rriten kapacitetet, pasi ekonomia e vendit dhe bizneset prodhuese anjëherë nuk e kanë pasur këtë mundësi kaq të madhe për ta rritur praninë në tregun e Kosovës. Do të ketë një rritje të lehtë të çmimeve, e që përsëri edhe kjo nuk do të ndikojë në rritjen e prodhimtarisë së qëndrueshme”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se, Shqipëria dhe Kosova i kanë rritur shkëmbimet tregtare mbi 34 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa sipas tij, viti i ardhshëm do të sjellë rritje më të madhe.

“Institucionet e shtetit duan që ta mbajnë taksën në çdo formë, sepse ajo po e rrit ekonominë e vendit, por edhe të Shqipërisë, me të cilën janë rritur shkëmbimet tregtare në krahasim me vitin e kaluar me 34 për qind”, tha Agim Shahini.

Shahini bëri të ditur gjithashtu se Kosova vuan nga mungesa e eksportit dhe se institucionet duhet të bëjnë reforma më të thella në aspektin e zhvillimit ekonomik./a.meta

Next Post
Raporti i KE, rrezikohet tkurrja e investimeve të huaja

Zemërimi i Europës ndaj politikanëve të paaftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

March 31, 2026
Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

March 31, 2026
Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

March 31, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In