• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosovë-Serbi, po i flasim sërish pasqyrës

by S M
05/02/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Askush nuk di ende thuajse asgjë për projektin konkret mbi të cilin po zhvillohen bisedimet Thaçi-Vuçiç, për “korrigjimin kufitar”, siç i pëlqen ta quajë, Presidentit të Kosovës. Nuk dihet as të ketë ndonjë ekip, apo ekipe, kjo negociatë sekrete, megjithëse për nga rëndësia dhe impakti në të ardhmen e të gjithëve (me të gjithë duhen kuptuar jo vetëm ballkanasit dhe jo vetëm europianët), rreth këtij projekti duhet punuar gjatë dhe në ekip. Dihet që për këtë nismë ka një larushi humoresh, qëndrimesh dhe pozicionesh, por nuk dihet thuajse asnjë element konkret, përveç tre komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe një entiteti të paqartë territorial në luginën e Preshevës, që qenkan vënë “për shitje”.

Shqiptarët këtej dhe andej kufirit janë lënë në errësirë, për atë që është operacioni më i madh diplomatik në historinë panshqiptare, pas luftës së vitit 1999 që çliroi Kosovën. Dhe për dreq jemi në errësirë pikërisht në momentin kur duhej të kishte dritë ngado. Paradoksalisht sot kemi ithtarë dhe kundërshtarë të marrëveshjes, por nuk kemi ende….marrëveshjen. Ndërkohë, krerët politikë kanë luksin të përqeshin, me gotë vere në dorë, këtë pazar opinionesh e humoresh “qorre”, të cilin në fakt e kanë krijuar vetë.

Të lëvizësh kufinjtë shtetërorë në Europë, zakonisht duhet të bësh një luftë. Dhe lufta është një realitet i pranueshëm sepse, pasi të ketë mbaruar, luftën mund ta anatemojnë të gjithë. Pasi të kenë përfituar thuajse të gjithë prej saj. Rëndom kufinjtë janë ndryshuar me zjarr, e jo me shtrëngime duarsh. Në paqe këto lloj nismash shihen si pastrime etnike të bardha, të cilat mbartin me vete rrezikun e skajshëm të precedentit dhe të “kopjimit” edhe nga të tjerë. Precedentin kosovar e gjejmë të krahasuar në vite edhe me Timorin Lindor, edhe me Krimenë, paçka se rusët që e përdorën, janë kundër pavarësisë së Kosovës. Kosova sot tremb jo vetëm kroatët e boshnjakët, por edhe spanjollët që as e dinë ku bie Ballkani!

Që t’i kthehemi ndryshimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, ai po vjen si një demarsh i lobuar nga një pjesë e fuqive me peshë, që mesa duket duan të hedhin zaret në këtë cep të rajonit tonë, për të parë nëse ky hap aventuresk mund të shërbejë më tutje si një model për t’u ndjekur. Megjithatë, kjo rrethanë që shtyn fuqishëm drejt arritjes së një kompromisi, nuk mund të shërbejë si i vetmi çelës magjik për të rrëzuar barrierat e krijuara nga shekujt.

Kosovës i duhet një proces sa më transparent dhe sa më i dakordësuar së brendshmi i  dialogut me Serbinë. Me shampanjën e Donald Trumpin mund të arrihet shumëçka në botën e sotme. Po t’i shtojmë edhe vodkën ruse gostisë, rezultati ka gjasa të jetë edhe më i hatashëm. Por përmasat dhe pesha e asaj që po diskutohet nën tavolinë për të gjithë popullin kosovar e të gjithë shqiptarët, është e tillë që kurrsesi nuk mund të anashkalohet vullneti dhe konsensusi i gjerë kolektiv i Kosovës. Dialogu serbo-kosovar nuk mund të jetë pëshpëritje dhe as thikë pas perdeve. Banori i sotëm i Kosovës duhet ta njohë se çfarë po bëjnë udhëheqësit e tij me vendin ku jeton.

Mënyra sempliste e thellësisht naive sesi po minimizohet kompromisi mes dy vendeve, në një shkëmbim banal komunash e gardhiqesh, të le një shije të hidhur në gojë dhe dyshim të thellë në mendje. Çfarë do të ndodhë me Mitrovicën, Trepçen, Ujmanin, enklavat serbe në jug të Kosovës, objektet ortodokse të kultit dhe Asociacionin e komunave? Thaçi thotë se këto nuk janë problem dhe se nuk do të çedojë asnjë centimetër territor kosovar. A është me vend t’i kujtohet se  në këtë mënyrë, ai dhe ne të tjerët po flasim para pasqyrës dhe jo para Aleksandër Vuçiçit?! A është e mundur që vetëm me presion ndërkombëtar, palët të binden për të çeduar në pozicione të tilla strategjikisht delikate, siç është njohja e Kosovës? E cila veç Beogradit, ka si pengesë pesë vende anëtare të BE, plus Rusinë që mban postin e anëtarit të përhershëm të Këshillit të Sigurimit?!

Dialogu serbo-kosovar po hyn ngadalë në një fazë vendimtare, pa i hequr thuajse asnjë petë lakrorit që po gatuhet. Ndërkaq, të gjithë ata që i mban shpresa se një proces i tillë me trajta të qarta aventureske e të rrezikshme, mund të dështojë, ju duhet të besojnë se klasa politike kosovare dhe e gjithë shoqëria kosovare do të tregojnë maturinë dhe kthjelltësinë për të dalluar aspektin racional dhe perspektiv të një ndërmarrjeje të tillë, nga turravrapi i pamatur i lidershipit të etur për lavdi personale. Taksa kryeneçe e Ramush Haradinajt ndaj Serbisë dhe një pjesë jo e vogël e qëndrimeve që bëjnë thirrje për gjakftohtësi e vetëpërmbajtje, tregojnë se shampanja e korrigjimit kufitar duhet të rrijë ende në akull.

Next Post
Alarm për bombë në Rusi, evakuohen 100 ndërtesa

Alarm për bombë në Rusi, evakuohen 100 ndërtesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In