• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë-Serbi/Objektivi për SHBA-në njohja e ndërsjelltë

by Java News
15/01/2019 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk përkrah ndonjë zgjidhje të caktuar që rezulton nga dialogu Kosovë-Serbi, përfshirë këmbimin e territoreve. Kështu i ka thënë “Kohës Ditore” një zyrtar i lartë i SHBA-së, në një bisedë të zhvilluar me kushte anonimiteti.

Duke folur me kusht që të mos i përmendet as emri, e as pozita në administratë, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se Washingtoni përkrah mundësinë që të dyja palët të vijnë deri te një marrëveshje që do të sigurojë njohjen e ndërsjellë – edhe nëse kjo marrëveshje përfshin korrigjim kufijsh apo këmbim territoresh, është çështje që u takon palëve – dhe më pas, kjo gjë duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë që adreson shumë çështje të tjera, po ashtu.

Në fund, ka theksuar zyrtari se SHBA-ja sërish do të duhej të shikojë marrëveshjen për t’u siguruar se ajo nuk është në kundërshtim me interesat dhe vlerat e saj, që do të thotë se jo çdo marrëveshje është e pranueshme, shkruan “Koha Ditore”.Sa i përket kohës së arritjes së marrëveshjes, administrata amerikane nuk ka ndonjë afat të paracaktuar, por konsideron se viti 2019 është historik për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas zyrtarit amerikan, pranvera nuk është afati dhe nuk është me rëndësi nëse marrëveshja arrihet në prill, shtator apo në dhjetor. Megjithatë, ai ka theksuar se ndjenja e përgjithshme në Washington është se viti 2019 paraqet një dritare të mundësisë për një marrëveshje historike.

Administrata amerikane beson që një marrëveshje me Beogradin do ta hapte rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB dhe BE – edhe pse këto, po ashtu, do të varen edhe nga faktorë të tjerë të jashtëm, tha ai. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Dy shqiptaret që kanë pushtuar botën, zbulohet ‘sherri’ mes Rita Orës e Dua Lipës

Kur Dua Lipa ishte fëmijë, këngëtarja poston videon e rrallë dhe flet shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Mundësi të reja dhe surpriza/ Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

June 1, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

June 1, 2026
Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative

Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative

June 1, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

June 1, 2026
Pse Egjipti mund të tarifojë anijet në Suez, por Irani jo në Hormuz?

Pse Egjipti mund të tarifojë anijet në Suez, por Irani jo në Hormuz?

June 1, 2026
Artistët tërhiqen nga festivali për 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Anulojeni! Do bëj një miting

Artistët tërhiqen nga festivali për 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Anulojeni! Do bëj një miting

June 1, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Shqipëria e fundit në rajon për pagat! Vetëm 10 mijë euro në vit, 5 herë më pak se Europa

June 1, 2026
Çfarë është “turizmi i errët”, i cili po e mban gjallë industrinë e udhëtimeve në Ukrainë?

Çfarë është “turizmi i errët”, i cili po e mban gjallë industrinë e udhëtimeve në Ukrainë?

June 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do shënojë termometri

June 1, 2026
“Do më duhen për t’i ngrënë në qeli”, babai shkoi të blinte biskota pasi qëlloi të birin me çifte

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia ndalon 30-vjeçarin

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In