• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, sekuestro pasurive të financuesve të ISIS

by Java News
28/03/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar ISIS-it gjatë këtyre viteve, disa prej të cilëve kanë humbur jetën, e disa të tjerë vazhdojnë të luftojnë përkrah xhihadistëve të Shtetit Islamik. E ndërsa rrugët e rekrutimit të tyre janë të ndryshme, ajo që është e sigurt është fakti se udhëtimi i këtyre shtetasve drejt Sirisë financohet nga biznesi. Një javë më parë Policia e Kosovës arrestoi një biznesmen të njohur nga Peja, Fatos Rizvanollin, i cili dyshohej se financonte grupet terroriste shqiptare në ISIS. Në kuadër të hetimeve dhe për të penguar të tjera financime ndaj terrorizmit, biznesmenit i është sekuestruar tashmë pasuria. Fatos Rizvanolli dyshohet se paguante udhëtimet e rekrutëve terroristë jashtë Kosovës.

Tashmë, me ligjin e ri për konfiskimin e pasurisë të miratuar këtë javë në Kuvend, atij dhe çdo qytetari në Kosovë që financon terrorizmin do t’i sekuestrohet pasuria, në bazë të një neni të veçantë. Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar, Rrahim Rama ka thënë se në ligjin e ri është futur termi “pronë terroriste”.

Ky ligj parashikon administrimin e pronave që i shërbejnë terrorizmit nga shteti, por gjithashtu edhe pronave që janë përfituar nga aktet terroriste. Termi “pronë terroriste” futet për herë të parë në Kodin Penal të Kosovës, pasi kishte munguar edhe në ligjet e tjera të aplikueshme në vend. Nga viti 2010, që kur është formuar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar, në Kosovë janë konfiskuar mbi 50 milionë euro pasuri.

Megjithatë, sipas këtij institucioni, deri tani janë sekuestruar dhe administruar vetëm paratë e krimit të organizuar, asnjëherë të lidhur me terrorizmin. Fatos Rizvanolli është biznesmeni i parë që arrestohet në trojet shqiptare si financues i terrorizmit. Ai është pronar i biznesit “Rent a car Tosi”, falë të cilit dyshohet se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’iu bashkuar grupeve terroriste. Pas arrestimit të tij, Policia e Kosovës ka bastisur pronat e tij në Prishtinë dhe në Pejë. Pas Samitit G20 dhe shumë takimeve të tjera të liderëve ndërkombëtarë, është arritur në përfundimin se për të luftuar terrorizmin nevojitet që fillimisht të goditen ata që e financojnë.

Megjithatë, pavarësisht akuzave dhe tymnajës mediatike në lidhje me emra të fuqishëm të botës së biznesit, apo edhe shteteve që thuhet se i financojnë për interesa politike, asnjë masë konkrete apo zhvillim konkret nuk është bërë në këtë drejtim. Sidoqoftë, Kosova, e cila njihet si vendi i katërt në botë për numrin e luftëtarëve që i janë bashkuar Shtetit Islamik, e ka bërë hapin e saj.

BW

Next Post

Bashkim Kopliku: Shpifja e Izet Haxhisë të përgënjeshtrohet/ E vërteta për atentatin ndaj Meksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com