• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë, na fal!

by
06/11/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Alishani

Dhjetra televizione e qindra portale në Kosovë, TURP!
Ju kam parë, dëgjuar e lexuar të masakroni ne transmetime maratonë familjen e të moshuarës së dhunuar në azilin e pleqve, a thua se në jetën e përditshme në Kosovë, nuk keni as edhe nje problem social e kulturor tjetër, a thua se nuk ndjeni tjetër dhimbje, vec rasteve të izoluara, për të cilat, gjithashtu nuk kontribuoni, por i instrumentalizoni “në të mirë” të shoë-t tuaj të lodhur.

Kam ndjekur të njëjtën Déjà Vu” në dhjetë emisione tuaja, po aq të lodhura, se si një grua, pretendon se mund t’i gjejë bashkëshorte të përkohshme burrit te saj. Duke ngritur pikpyetjen nëse eshte i saktë numri i grave, sic shkruhet në Bibël apo si e shkruan Kurani, a është agjente e Iranit apo Pakistanit. E trajtoni me zell a thua se e keni model institucionin e familjes dhe a thua se ajo grua është “demi” që duhet të trajtoni e t’i jepni zë. Pa u shqetësuar për promovimin e këtij modeli apo dhenien “zë” të këtyre sekteve.
Kam lexuar te trajtoni me shume seriozitet makinen e Valit, eskortën e Dubait, silikonin e Adelinës apo dhe qenin e Zanfinës.
Dua t’ju pyes, a keni pasur kohë të shihni hartën e Kosovës pas Luftës së 1999-ës. A nuk ju shkon ndermend te beni 41 km rruge Prishtine-Mitrovice? Por jo për shoë deri tek barrikada e Ures se Ibrit. Minimalisht të benit aq sa mundi e guxoi Marin Mema, ne Gjurmë Shqiptare sepse ndryshe, do 6të duhet të bënit shumë më shumë për Kosovën.

Mitrovica e Veriut është kthyer në një strukturë të konsoliduar kriminale serbe, ku është debuar cdo shqiptar autokton, është djegur e shkaterruar cdo shtëpi edhe 23 vite pas luftes me agresorin që i ka pervetesuar keto toka. Aty funksionojne në liri të plotë strukturat paralele serbe, mirefilli si shtet. Me shtëpi që jepen falas dhe vende pune që sigurohen automatikisht vetëm me një kriter, të jesh serb!

Shtëpinë simbol të familjes Boletini e kanë percudnuar dhe shkollën e vetme shqiptare ku mesojne vetem 7 femije e kane djegur duke e cuar në kontenier, të cilit edhe emrin ja kanë zëvendësuar me emer serb..
Po qeveritë e luftës, pasluftës dhe ish-opozitës, veteranët, të rinjtë, familjet e dëshmorëve apo qytetarët e thjeshtë, si ka mundësi që duroni dhe jeni kthyer në indiferentë gjakhumbur? Pse e jetuam luftën, pse rrezikuam asimilimin? A i kujtoni ndonjëhetë fytyrat e mbi një mijë fëmijëve, krijesave më të pafajshme në botë, i kujtoni ndonjëherë? Nga cilat kolltuqe, ekrane televizionësh, nga cilat hotele apo makina luksi keni kurajon të shihni Kosovën e shitur sot? Turp! Kosovë, na fal!

Next Post
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Do të dëshmojë Kurti e Berisha në favor të Thaçit dhe komandantëve të Luftës?

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    4 years ago

    Të lumtë Alba Alishani.
    Trajtoni një temë, me shumë përmbajtje, mbasi mungesa e kulturës (mungesa e shkollimit kryesisht), i ka çuar njerëzit të jenë të cektë, ta marrin jetën flu, duke parë ëndra me sy hapur, duke fluturuar me preshë në b………., duke kujtuar ae çdo gjë që fluturon – hahet, se çdo gjë që plluskon – është peshk dhe hahet, etj, etj, duke e fituar jetesën me tralalara, që në vënd të punës, preferojnë të shesin trupin – si profesioni më i vjeter në botë, dhe duke i dhënë rijetesim, këngës sl Bregoviçit “NE SIJAMO KURVE, TUKE SIJAMO PROSTITUTKE” ( shqip – NUK JEMI KURVA – NE JEMI PROSTITUTA”)…. Këtu ka nevojë urgjent nderhyrja e shoqerisë, akademikëve, qeveria dhe parlamenti, që të ndertojnë politika të thelluara, për ngritjen e nivelit kulturor të shoqerisë kosovare, që në barazpeshim me popullin shqiptar, këtej kufiri, lë shumë për të dëshiruar nga diferenca e theksuar që ekziston.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In