• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, listat e krimeve serbe i ka vetëm EULEX

by Java News
20/10/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organet e sigurisë në Republikën e Kosovës nuk posedojnë asnjë listë të vetme lidhur me personat e dyshuar për krime në Kosovë, gjatë periudhës së luftës 1998-99. Një listë të tillë të ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrime, pushkatim, therje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave e posedon vetëm Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) i cili për “target” ka ndjekjen e tyre, shkruan Indeksonline

Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Naim Rexha ka konfirmuar se EULEX-i është i vetmi institucion që ka emrat e personave të cilët kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës. Kështu, sipas tij, Policia e Kosovës nuk ka asnjë listë të vetme. Megjithatë, ai thotë se janë disa zyrtarë të PK-së të cilët bashkëveprojnë në kuadër të Njësisë së krimeve të luftës së policisë së EULEX-it.

“Jemi të gatshëm si dhe ne kemi kërkuar disa herë që ne ta marrim përgjegjësinë edhe para vazhdimit të mandatit të fundit të EULEX-it, mirëpo nuk ka është dhënë. Ne kemi njohuri për një data-bazë që është në kuadër të kësaj Njësie, mirëpo çfarë ka aty ata e administrojnë. Policët tanë kanë filluar të merren me raste të caktuara siç ju ndahen në kuadër të Njësisë”, ka thënë ai gjatë raportimit të Komisionit për Siguri.

Nga ana tjetër, avokati i njohur, Tomë Gashi e ka quajtur skandaloz mosposedimin e listave nga autoritetet kosovare. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit nuk mund të sillet si “padron” në Republikën e Kosovës. Gashi thotë se listat e këtyre personave duhet t’i posedojë edhe Policia e Kosovës.

“Kjo nuk është sjellje normale nëse është e vërtetë se EULEX-i këtu është për ndihmë dhe nuk ushtron kurrfarë autoriteti shtetëror. Ai është mision i Bashkimit Evropian për të na ndihmuar por jo edhe ta luaj rolin e “Zotit të Shtëpisë” në shtetin tonë”, ka thënë ai.

Më tej, Gashi potencoi se të gjithë serbëve që kanë kryer krime në Kosovë duhet të lejohet hyrja në territorin tonë.

“Duhet tu lejohet hyrja në Kosovë dhe posaçërisht duhet tu lejohet hyrja atyre që janë identifikuar që kanë bërë krime monstruoze ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë, në mënyrë që të ata të arrestohen nga autoritetet e shtetërore të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Gashi, lista për pamundësinë e hyrjes në territor të Kosovës mund të ekzistojnë dhe ato duhet t’i realizojë vetëm Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nëse personat e nacionalitet serbë që jetojnë në Serbi eventualisht janë gjet fajtorë dhe janë shpall fajtor për vepra penale apo çkado që të jetë, me dispozitat ligjore.
Express/d.i.

Next Post
Gjenerali amerikan: Fillon të dorëzohet ISIS, ikin nga Mosulin

Gjenerali amerikan: Fillon të dorëzohet ISIS, ikin nga Mosulin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In