Partitë opozitare, Vetëvendosja dhe LDK-ja, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun, i miratuar tetë ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Lidhur me pikat në të cilat kundërshtohet ky ligj, pritet që zyrtarët e këtyre dy partive të flasin në një konferencë për medie, të paralajmëruar për në orën 14:00, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Projektligji për dialogun tetë ditë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, e në të njëjtën ditë dritën jeshile ka marrë edhe platforma e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog.
Partitë e koalicionit qeverisës, me mbështetjen e PSD-së, me vështirësi kanë arritur t’i sigurojnë votat për të kaluar projektligjin dhe platformën, ndërkohë që në votim nuk kanë marrë pjesë as Vetëvendosja dhe as LDK-ja.