Një organizate joqeveritare e serbëve të veriut pritet t’i pezullohet veprimtaria, shkaku i një “aktiviteti militar” që e ka zhvilluar gjatë verës së vjetme. Për këtë zhvillim është lëvizur edhe organi i akuzës, shkruan Koha Ditore.
Në gushtin e vitit të shkuar, organizata joqeveritare “Aerosoft Club ‘Vukovi’” ka organizuar në malin Koporiçev” të Leposaviçit një lojë aerosofti. Ky sport ka karakter lufte dhe në të gara bëhet për ta eliminuar kundërshtarin.
Aktiviteti ishte emërtuar “Operation Fenix – Kosovo 2016”. Pjesëmarrësit mbanin uniforma ushtarake dhe flamurin e Serbisë në krah. Po kështu, edhe armë, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë thënë të mos kenë qenë të vërteta. (b.an)