• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Dorëzohen 150 kallëzime penale, mes tyre emra shqiptarësh

by Java News
27/06/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shpresë që një ditë do të përballen me ata që ua vranë familjarët gjatë kohës së luftës në Kosovë, sot u dorëzuan më shumë se 150 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale. Në një bisedë për Gazetën Express përfaqësuesja e grupit Mevlyde Saraçi, ka treguar se në mesin e kriminelëve serbë, ka edhe shqiptarë që bashkëpunuan për kryerjen e krimeve e terrorit ndaj shqiptarëve. Madje, disa prej tyre ende jetojnë në Kosovë.

Përveç dëshmive të shkruara, familjarët kanë treguar dokumente, fotografi të personave të vrarë dhe kriminelëve, fakte, emrat e kriminelëve të cilët thonë se i njohin, se kanë kryer vrasjet gjatë kohës së luftës në Kosovë. Madje, në mesin e kriminelëve serbë, ka edhe shqiptarë që kanë vrarë shqiptarë. Të gjitha këto dëshmi, tanimë janë në dorë të Prokurorisë Speciale.

Që nga paslufta Gjakova ka dorëzuar pesë kontingjente të kallëzimeve penale në organet kompetente për krimet e luftës. Kështu ndodhi edhe të mërkurën, kur Grupi i Shoqërisë Civile ka grumbulluar dëshmi për krime të luftës dhe i dorëzoi më shumë se 150 kallëzime penale në Prokurori Speciale. Mevlyde Saraçi, përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, në një bisedë  për Gazetën Express ka thënë se në mesin e kriminelëve serbë, ka edhe emra shqiptarë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Dorëzimi i kallëzimeve penale ka filluar që nga shkarkimi i ish-ministrit serb në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviq.

 

“Ne edhe 16 organizata joqeveritare kemi mbledhë çdo ditë dëshmi nga familjarët e viktimave. Familjarët e viktimave kanë sjell fotografi, dëshmi dhe shumë fakte rreth krimeve të asaj kohe”, tha Saraçi. Ajo gjithashtu tregoi se familjarët e viktimave kanë treguar se kriminelët që i kryen këto vepra, kanë jetuar në mesin e tyre, madje, i kanë pasur fqinjë.

“Dua të përmend që ka edhe bashkëpunëtorë shqipfolës të kriminelëve serbë, të cilët kanë qenë policë lokalë, i kemi edhe ata me emra e mbiemra. Të gjithë ata, janë të identifikuar dhe kanë bërë krime të rënda. Të gjithë këta emra janë dorëzuar në prokurorinë Speciale, por jemi të kufizuar t’i përmendin publikisht për shkak të hetimeve”, ka thënë Saraçi për Gazetën Express. (b.an)

Next Post
Hahn komenton vendimin: Dritë jeshile për negociatat, tani nis puna përgatitore

Hahn komenton vendimin: Dritë jeshile për negociatat, tani nis puna përgatitore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In