Kosovë/Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, por 148 raste të reja me Covid-19

Afaf475f C474 42f1 B0a0 Cf132c3eadca W1023 R1 S

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë nga ky virus.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se rastet e reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas kryerjes së 1,028 testeve, që është shifër rekord e testimeve.

Ministri Zemaj tha se “e gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze”.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste. Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 1,485.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.