• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosove/ Armët pa leje mund të legalizohen, ja çfarë parashikon ligji

by Java News
31/07/2018 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme synon të vërë kontroll mbi armët pa leje duke ua dhënë mundësinë për legalizim apo dorëzim përdoruesve të tyre. Edhe pse Ligji për armët, i cili parasheh këtë gjë, është në fuqi që nga viti 2015, kjo ishte pamundësuar në mungesë të Udhëzimit administrativ, të cilin e ka hartuar MPB-ja.

Ky udhëzim ka paraparë periudhë gjashtëmujore për procedurat e legalizimit të armëve, ndërsa afati kohor për dorëzimin vullnetar të armëve, municionit e mjeteve ekspozive do të jetë 3 muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Për legalizimin e armës përdoruesi duhet të jetë mbi moshën 21-vjeçare, të mos jetë nën hetime për vepra penale dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale. Pos kësaj, kërkohet edhe testi teorik e praktik për përdorimin e armës.

Ndërkaq për poseduesit që vullnetarisht mbajnë armën nuk do të kenë pasoja juridike. Gjatë periudhës 3-mujore poseduesit ilegalë të armëve mund t’i dorëzojnë ato pa evidentimin e historikut të armëmbajtjes dhe marrjes së të dhënave personale.

Sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë rreth 240 mijë armë që qarkullojnë në duart e qytetarëve ilegalisht. Ndërsa një numër i madh i tyre konfiskohet çdo vit nga Policia e Kosovës.

Sipas Zyrës për informim të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 janë konfiskuar gjithsej 1211 armë të llojeve të ndryshme dhe 26 178 copë municion të kalibrave të ndryshëm.

ma.me

Next Post
Vdekja e Hajdaragës, Rama: Diti të mos prishë qejf me asnjë…

Ndarja nga jeta e Hajdaragës, marrëdhëniet me Nanon, Metën e Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In