• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Hajdaragës, marrëdhëniet me Nanon, Metën e Ramën

by Java News
31/07/2018 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesor Luan Hajdaraga u nda dje nga jeta në moshën 69-vjeçare, pas një goditjeje ishemie katër muaj më parë. Luan Hajdaraga e mbylli aktivitetin e tij intelektual si dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ndërsa që nga viti 1990 ishte ndër të parët profesorë që iu bashkua Partisë Socialiste.

Madje, ai mbajti për disa vite dhe postin e nënkryetarit të PS-së gjatë kohës që kryetari i saj, Fatos Nano, ishte në burg dhe disa mandate si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste. Hajdaraga, para vitit 1990 ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit të Pedagogjisë dhe në ekran u njoh në një emision të viteve ‘80 të titulluar “Mësues, Prindër, Nxënës”.

Pjesëtar i plejadës së mjeshtrave të pedagogjisë, Hajdaraga iu fut politikës menjëherë në vitin 1990, së bashku me disa profesorë të tjerë në grupin që mori në drejtim Partinë Socialiste. Ai u zgjodh deputet në vitin 1992 nga lista proporcionale dhe ka qenë një nga 4 regjentët e drejtimit të PS-së kur Fatos Nano ishte në burg.

Ajo që e ka dalluar profesor Hajdaragën në politikën shqiptare ishte qetësia në artikulim, pa i munguar argumenti dhe vetëpërmbajtja politike gjatë një periudhe që lufta politike ishte shumë e ashpër. Madje, në kohën kur Nano ishte në burg, mjaft socialistë e akuzonin si të “butë me Berishën”, madje edhe të lidhur me të vetëm se nuk shante kundërshtarët. Kur socialistët erdhën në pushtet pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Luan Hajdaraga u zgjodh deputet, por nuk mori pjesë në qeverinë e parë të Fatos Nanos.

Ai drejtoi Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në kulmin e konfliktit PS-PD, por në auditorin e ri nuk pati asnjëherë të tillë. Hajdaraga, ndryshe nga deputetët e tjerë socialistë, është fiksuar në sallën e Parlamentit shumë aktiv në dy momente kritike. Kur u plagos Azem Hajdari nga Gafurr Mazreku, Luan Hajdaraga ishte ndër të parët që e mori trupin e deputetit të PD-së për ta dërguar në spital.

Po ashtu, kur Pjetër Arbnori pëson një goditje gjatë grevës së urisë në Kuvend, Hajdaraga nuk priti asnjë sekondë dhe e dërgoi ish-kreun e Kuvendit me urgjencë në spital. Në vitin 1999 emërohet ministër i Mbrojtjes nga Pandeli Majko dhe më pas qëndron në këtë detyrë edhe me Ilir Metën-Kryeministër.

Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ishte ministri që menaxhoi situatën në kufi me Serbinë, por nuk u bë asnjëherë protagonist. Në qeverinë e Fatos Nanos, pas vitit 2002 emërohet zv.ministër i Jashtëm dhe për një periudhë të shkurtër drejtoi diplomacinë shqiptare në mungesë të ministrit.

Edhe pse Ilir Metën e kishte mik të afërt, madje e mbrojti fort në KPD-në e famshme të vitit 2003, Luan Hajdaraga nuk iu bashkua LSI-së kur ndodhi shizma e madhe e së majtës. Pas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga ka qenë vazhdimisht anëtar i Asamblesë Kombëtare Socialiste gjatë viteve të opozitës.

Një grup ish-drejtuesish të lartë të PS-së, kreu socialist i përfshiu në Grupin e të Urtëve, i cili do të ishte një këshill konsultativ i kryetarit. Përveç Luan Hajdaragës, në këtë grup bënin pjesë dhe Servet Pëllumbi, Rexhep Meidani, Arta Dade, Namik Dokle, Bashkim Zeneli, Pandeli Majko etj..

Në kongresin e PS-së të vitit 2016, Luan Hajdaraga nuk u propozua kandidat për në Asamblenë Kombëtare, bashkë me disa emra me historike në këtë parti.

BIOGRAFIA E JETËS SË HAJDARAGËS

Luan Hajdaraga lindi më 2 gusht 1948 në Tiranë

Më 1966-1970 ndoqi Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Bukureshtit në Rumani.

Më 1973-1985 ishte punonjës shkencor dhe më pas drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike deri më 1992.

Më 1990 bashkë me një grup profesorësh iu bashkua Partisë Socialiste.

Më 1992 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, më pas kandidoi po ashtu për kryetar bashkie në Tiranë.

Më 1992-1996 ishte anëtar i Kryesisë së PS-së, ndërsa në vitet 1993-1996 nënkryetar i partisë.

Në vitet 1998-2000 u emërua ministër i Mbrojtjes, ndërsa në vitet 2001-2005 qe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Marsin e 2018-s pësoi një hemorragji cerebrale të rëndë, më pas u dërgua për kurim në Turqi, por më 30 korrik 2018 ndërroi jetë në QSUT, Tiranë. /panorama

ma.me

Next Post
Policia greke aksion masiv, arreston dhjetëra emigrantë me pasaporta false

Policia greke aksion masiv, arreston dhjetëra emigrantë me pasaporta false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In