• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Ambasadori Delawie: “Nuk e kemi thënë se do të pranojmë gjithçka”

by Java News
24/09/2018 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kërkojnë që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një që buron nga palët në negociata, por kjo nuk do të thotë se Washingtoni do të pranojë gjithçka që vjen nga presidentët Thaçi e Vuçiq.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan Greg Delawie, në një intervistë për “Kohën Ditore”, e cila do të botohet e plotë në edicionin e së hënës.“Ne nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka.

e kemi thënë se do ta shqyrtojmë zgjidhjen e propozuar dhe se do të shprehim shqetësimet tona nëse do t’i kemi”, ka thënë Delawie.Më tutje, ai ka theksuar se edhe “zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme, e pranuar nga qytetarët e dy vendeve, duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit, në vend se ta dobësojë stabilitetin e rajonit”.

Në intervistën lamtumire dhënë “Kohës Ditore” në ditët e fundit të tij si ambasador i SHBA-së në Kosovë, Delawie ka folur gjerësisht për arritjet dhe sfidat e mbetura në disa prej fushave më të rëndësishme për Kosovën.

Përveç për dialogun e Brukselit, ambasadori amerikan ka folur edhe për procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe rrugën që, sipas SHBA-së, duhet ndjekur Qeveria e Kosovës në këtë proces.

“Askush nuk i mbështet Forcat e Sigurisë së Kosovës më shumë se Shtetet e Bashkuara”, tha Delaëie, duke shtuar: “Dhe unë mendoj se koha e shpalljes së njoftimit, javën e shkuar, nuk ishte e qëlluar”. Në intervistë ai elaboron arsyen pse momenti i marrjes së këtij vendimi nga Qeveria nuk ishte i qëlluar.

Ambasadori Delawie po ashtu foli edhe për rastin e “veteranëve të rrejshëm”, dhe shtoi se pse pikërisht këtë rast e konsideron të rëndësishëm për vendin, ndërsa ka numëruar edhe ato që konsideron se kanë qenë përmirësime reale në sundimin e ligjit.

Ambasadori Delawie, i cili largohet në fund të këtij muaji pas tre vjetësh shërbimi si përfaqësues diplomatik i SHBA-së në Kosovë, ka folur gjerësisht edhe për korrupsionin si problem me të cilin duhet të ballafaqohet Kosova, ndërsa ka dhënë edhe disa vëzhgime të tija rreth asaj se çka do të duhej të bëjnë politikanët kosovarë në të ardhmen për ta çuar vendin përpara dhe çfarë platformash politike duhen ndjekur, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Rezultati katastrofal për PD-në, Basha ngujohet në selinë blu

Korrupsioni dhe oligarkia/ PD paraqet sot paketën e saj antimafia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In