Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për marrëveshje rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Delawie ka thënë se është koha që deputetët të veprojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit.
“Lajme pozitive nga kryetarët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojë marrëveshjen, duke iu treguar qytetarëve të saj, se qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie.