Kosova ka ende 186 raste aktive ndaj COVID-19. Me rënien e shifrave, Kosova po vijon edhe me fushatën e vaksinimit pasi nga dita e djeshme ka nisur edhe masivisht.
110 mijë qytetarë kanë marrë deri më sot nga një dozë të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilëve 13 mijë e 149 qytetarë janë vaksinuar plotësisht dhe me dozën e dytë.
Në total 2 mijë e 250 qytetarë gjetën vdekjen gjatë pandemisë nga COVID-19 në Kosovë, kurse mbi 105 mijë të tjerë e kanë fituar betejën.
g.kosovari