Danimarka kërkon fitore kundër Portugalisë në ndeshjen e fundit eliminatore. Përzgjedhësi i Danimarkës, Morten Olsen dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi kanë folur për ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Portugalisë.
Si Olsen po ashtu edhe Durmishi kanë kërkuar që të fitojnë kundër Portugalisë, në mënyrë që t’i ikin barazhit. “Duhet të mendojmë vetëm të fitojmë në Portugali”, tha shkurt Durmishi, i cili është me origjinë nga Kosova.
“Jemi të zhgënjyer nga dy ndeshjet e fundit sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Në Portugali duhet të kemi kujdes Cristiano Ronaldon, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe për lojën tonë.
Duhet të besojmë dhe të luajmë me zemër. Kjo është një betejë për ne dhe duhet të përqendrohemi te takimi jonë, më pas natyrisht që do të informohem edhe për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë”, tha përzgjedhësi Olsen.