“Provokacie” në Beograd… Po flamuri shqiptar ku është?
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka qenë sot për një vizitë në Beograd. Ajo është pritur në takim nga zёvendёs-kryeministrja dhe ministrja e Ndёrtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlovic. I pranishёm nё kёtё takim ishte edhe ambasadori ynё nё Beograd, Ilir Boçka. Vetëm se në këtë takim është shënuar një incident. Në ceremoninë e pritjes mungonte flamuri shqiptar. Siç shihet shihet edhe nga foto, aty është vetëm flamuri serb dhe ai i Bashkimit Europian.
