Edhe këtu na ngjasojnë. Ka ngecur procesi i emërimit të ambasadorëve të Kosovës, edhe pse disa prej tyre tashmë u janë nënshtruar procedurave të intervistimit, shkruan Koha Ditore.
Më shumë se dy muaj janë bërë që kur të propozuarit për ambasadore Vlora Çitaku në Ëashington, Leon Malazogu në Tokio, si dhe i propozuari për “Ambasador at Large”, Bujar Bukoshi – presin dekretimin e presidentes Atifete Jahjaga.
Nga Presidenca nuk kanë treguar arsyet e vonesave, duke insistuar se po veprojnë konform ligjit. Ndërkaq, nga Ministria e Punë të Jashtme, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi nuk kanë ofruar asnjë sqarim në lidhje me këtë proces.
Opozita ka kritikuar Qeverinë për degradim të shërbimit të jashtëm, duke e vënë atë në shërbim të militantëve partiakë.









