• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovarët kanë frikë, bashkëqytetarët që kanë qenë në zonat e konfliktit

by Java News
21/05/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të besojnë se ekstremizmi i dhunshëm mbetet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare. Shtatëdhjetepesë për qind e të anketuarve që janë përgjigjur në raportin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mbi perceptimin e qytetarëve ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë, besojnë se ekstremizmi i dhunshëm paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Raporti konstaton se besimi i qytetarëve në institucionet kryesore si: qeveri, kuvend, gjykata dhe prokurori është shumë më i vogël sesa në Policinë e Kosovës, e cila për nga perceptimi i qytetarëve konsiderohet si një nga institucionet më të besueshme. Besim të qytetarëve nuk gëzon as Bashkësia Islame e Kosovës, institucion ky që ka pësuar rënie të besueshmërisë në krahasim me dy vjetët e kaluar. “Njëzetepesë për qind e të anketuarve konsiderojnë se ekstremizmi i dhunshëm me bazë fetare paraqet kërcënim. Rreth gjysma e të anketuarve e shohin ekstremizmin politik si kërcënim, në krahasim me 30 për qind që e shohin dhunën etnike si një kërcënim për sigurinë kombëtare”, thuhet në raportin e QKSS-së.

Vetëm 34 për qind e të anketuarve janë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare, ndërsa 15 për qind e të anketuarve janë të përkushtuar ndaj çështjes fetare. Të dhënat tregojnë se të anketuarit më të rinj i kultivojnë ndjenjat fetare më shumë sesa brezi i vjetër.

Kjo gjetje është në përputhje me raportin e QKSS-së të vitit 2015.

“Pesëdhjetedy për qind e të anketuarve më të rinj (nga 18-35 vjeç) preferojnë të angazhohen për një çështje fetare më shumë sesa për një çështje kombëtare, krahasuar me 72 për qind të të anketuarve më të vjetër (mbi 35 vjeç) që do të angazhoheshin për një çështje kombëtare”, thuhet në raport. Sa i përket rrezikut që qytetarët shohin nga të kthyerit nga zonat e konfliktit, raporti i QKSS-së konstaton se të anketuarit në zonat rurale mendojnë se ish-luftëtarët e kthyer paraqesin rrezik më të lartë në krahasim me të anketuarit në zonat urbane.

“Të dhënat tregojnë se 62 për qind, ose shumica e të anketuarve, thonë se nuk do të pranonin ish-luftëtarë të kthyer në lagjen ose komunitetin e tyre, ndërsa vetëm 25 për qind e të anketuarve deklarojnë se do t’i pranonin të kthyerit me mbikëqyrje të vazhdueshme nga shteti”, thuhet në raport. Të dhënat tregojnë se rajonet si Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Ferizaj dhe Mitrovica e Veriut hezitojnë të pranojnë luftëtarët e kthyer në komunitetin e tyre, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Vrasësi i komisar Artan Cukut i shpëton burgimit të përjetshëm

Vrasësi i komisar Artan Cukut i shpëton burgimit të përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In