Nga Lajmet e medias kosovare thuhet se vetëm brenda 5 muajve në Kosovë janë kthyer mbi 6 mijë migrantë. Arsyeja është mungesa e dokumentacioneve të duhura dhe shumë vështirësi për të mbijetuar. Numri i kosovarëve të kthyer nga shtetet perëndimore të cilët kishin dalë që nga fundi i vitit të kaluar dhe sidomos fillimin e këtij viti është mbi 6 mijë .
Këtë e konfirmon për KosovaLive, Valon Krasniqi, zyrtar për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. “Kryesisht Gjermania është duke i kthyer në numër më të madh, prej Gjermanisë do të thotë ka kthim po thuajse çdo javë, por ka edhe nga shtetet tjera si nga Hungaria, Austria, Suedia, Zvicra por prin shteti gjerman. Prej 1 janarit deri këtë javë janë kthyer mbi 6 mijë kosovarë ndërsa po ta krahasojmë me vitin e kaluar ku krejt vitin janë kthyer 4 mijë e 600 vërehet një dallim i madh pra ka rritje të numrit të të kthyerve”, ka thënë Krasniqi.









