• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovarët e kuptojnë, kthehen vullnetarisht nga Gjermania

by Java News
28/12/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i migrantëve që vullnetarisht po e lënë Gjermaninë për t’u kthyer në vendet e tyre të lindjes po shkon duke u rritur dhe policia vazhdimisht e më shumë po refuzon hyrjen e njerëzve nëpër kufij, shkruajnë mediat gjermane të mërkurën duke cituar statistikat zyrtare.

Deri më tani këtë viti, rreth 55,000 migrantë kanë lënë Gjermaninë vullnetarisht për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës, që shënon edhe shifrën më të lartë në 16 vjetët e fundit, shkruan e përditshmja gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Këto shifra pothuajse kanë dyfishuar numrin e deportimeve të dhunshme të rreth 25,000 migrantëve gjatë këtij viti, transmeton Koha.net.

Shumica e migrantëve vijnë nga Ballkani Perëndimor, me rreth 15,000 syresh të kthyer në Shqipëri deri në muajin nëntor. Kjo është pasuar edhe me nga 5 mijë migrantë tjerë të kthyer vullnetarisht në Kosovë, Serbi dhe Irak. Shifrat e publikuara janë të bazuara në dokumentet e brendshme nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) në Gjermani.

Njerëzit nga Ballkani kanë pak shanse për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Gjermani. Duke u kthyer vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, ata shmangin deportimin e dhunshëm dhe ndalimin e përhershëm për hyrje në Gjermani.

Ata, në këtë rast, edhe mund të përfitojnë përkrahje monetare. Një familje migrante me pesë anëtarë nga Afganistani, për shembull, mund të përfitojë 4,200 euro veç shpenzimeve për fluturim, për udhëtim dhe para tjera që mund të shkojnë në mes të 1 mijë deri në 3 mijë euro për person.

Gjermania, çuditërisht e ka cilësuar Afganistanin si “vend të sigurt të origjinës” dhe kohë më parë ka rritur numrin e dëbimit të migrantëve nga ky vend, citohet Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO tronditëse/ Tenton grabitjen e bankës me pistoletë lodër por nuk llogarit rezistencën e armatosur të rojës

VIDEO tronditëse/ Tenton grabitjen e bankës me pistoletë lodër por nuk llogarit rezistencën e armatosur të rojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In