Pika kufitare e Morinës është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm. Qindra qytetarë nga Kosova, të pa frikësuar nga COVID-19, janë nisur që në orët e para të mëngjesit për të pushuar në brigjet shqiptare.
Që në orët e para të mëngjesit në këtë pikë kufitare janë vërejtur radhë të gjata mjetesh, të cilat janë krijuar dhe nga kontrollet e shtuara që bëhen gjatë muajve të fundit në doganë.
Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me javën që lamë pas.
E shtuna dhe e diela shënoi një rënië të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakontë për gushtin ku fluksi është më i madh.
Kjo për shkak të rebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së tepmeraturave.




g.kosovari











